Kur llaku i thonjve thahet paksa nga qëndrimi dhe bëhet tepër i trashë, hidhni mbi të disa pika acetoni dhe tundeni mirë. Kur të arrini dendësinë e dëshiruar të llakut, hidhni edhe disa pika vaj portokalli

Nëse keni llak të vjetër për thonj i cili është tharë, provoni ta ringjallni sërish me ndihmën e disa metodave.


Këtë truk e dinë me siguri shumë gra, mirëpo po e përmendim për shkak të atyre të cilat për këtë gjë ende nuk kanë dëgjuar, dhe është shumë e thjeshtë, transmeton Telegrafi.

Kur manikyri juaj thahet pak dhe bëhet shumë i trashë, hidhni disa pika aceton në të dhe tundeni mirë. Kur të keni arritur trashësinë e dëshiruar të llakut, hidhni edhe disa pika vaj portokalli, mbylleni mirë llakun dhe lëreni të ziejë në ujë të nxehtë.

550px nowatermark Restore Thick Dried Out Nail Polish Ste

Një truk tjetër është të vendosni manikyrin e thonjve në frigorifer gjatë natës për ta ngrirë plotësisht. Në mëngjes vendoseni në ujë të vluar dhe prisni që të tretet.

Tekstura e tij do të bëhet më e butë dhe më e lëngshme, kështu që lehtë do të mund ta aplikoni sërish pa probleme.

Gjithashtu ruajini llaqet në vende të ngrohta sepse nuk e duan të ftohtin. /Telegrafi/