LAJMI I FUNDIT:

Mos akreditimi i universiteteve publike, pasojë e hapjes së tyre në fushatë elektorale

Mos akreditimi i universiteteve publike, pasojë e hapjes së tyre në fushatë elektorale

Problemet që u shfaqën kohët e fundit për tri universitete publike, të cilat nuk morën akreditim institucional për një vit, janë si pasojë e shumë mangësive, thonë njohës të fushës së arsimit. 

Pesë universitetet publike në Kosovë u hapën në periudhë fushatash elektorale, pa u bërë përgatitjet paraprake.


Njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci, tha për Radio Kosovën se pikërisht kjo situatë e tanishme e këtyre universiteteve është si pasojë e mënyrës se si janë themeluar ato. Ai tha se që nga fillimi i hapjes së tyre, këto universitete janë përballur me sfida të mëdha, prej të cilave kryesorja është sigurimi i cilësisë.

“Qeveria pasi ka arritur t’i hapë ato për qëllime që përmenda, nuk u ka ofruar ndonjë mbështetje, por përkundrazi i ka shpërdorur për punësime politike e qëllime të tjera. Kjo që ka ndodhur është një pasojë e një qëndrimi të tillë shumëvjeçar dhe mendoj se tani ka ardhur koha që të rishikohet e tërë kjo dhe të bëhen përmirësimet e duhura”, ka thënë Pupovci për RTK.

Në analizën e tij, Pupovci thotë se Kosova nuk ka kapacitet për një numër kaq të madh të studentëve në arsimin e lartë. Ndërkohë, kuadri akademik nuk është shtuar shumë.

Ministri aktual i arsimit, Shyqiri Bytyqi, gjatë mandatit të tij, ka hedhur idenë e profilizimit të universiteteve publike. Ai pati formuar një grup punues, i cili është marrë me propozimet konkrete për profilizimin e universiteteve publike dhe një raport i është dorëzuar Qeverisë dhe Komisionit Parlamentar për Arsim.

“Në këtë raport janë dhënë dy rekomandime, i pari ka të bëjë me atë që mund të reduktohen universitetet në dy publike dhe të mbesin kampuse pjesët e tjera që sot aktualisht janë universitete, me qëllimin e vetëm që të jetë cilësia në nivel më të lartë. Mos të bëhen konkurrente të programeve që nuk janë kërkesë e tregut të punës. E dyta ka të bëjë me profilizimin e tyre, që secilit universitet iu kanë përzgjedhur profilet e nevojshme dhe që janë kërkesë e tregut të punës”, ka shtuar ai.

Eksperti Pupovci, thekson se një profilizim duhet të ketë, pasi Kosovës nuk i nevojiten pesë fakultete ekonomike e pesë juridike, me një numër kaq të madh të ekonomistëve dhe juristëve të papunë. Ai tha se duhet të shikohet edhe mundësia e bashkimit të tyre, në mënyrë që institucionet e arsimit të lartë të jenë në gjendje të plotësojnë standardet minimale të cilësisë.

Në korrik të vitit 2014, në prag të zgjedhjeve, kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi, premtoi hapjen e universiteteve të reja. Pesë vjet më vonë, në korrik të vitit 2019, tri nga këto institucione të arsimit të lartë, Universiteti në Pejë, në Mitrovicë dhe Universiteti në Prizren humbën akreditimin e tyre për një vit akademik, pasi morën një vlerësim negativ nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë. /rtk/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori