LAJMI I FUNDIT:

“Morëm informacione nga Qëndrim Zyba, Drita ka bërë diçka historike deri tani” – trajneri i Legias flet për ndeshjen

“Morëm informacione nga Qëndrim Zyba, Drita ka bërë diçka historike deri tani” – trajneri i Legias flet për ndeshjen

Trajneri i Legia Varshavës, Goncalo Feio, ka folur para mediave para ndeshjes kundër Dritës, duke konfirmuar se ka marr informacionet për klubin tonë edhe nga Qëndrim Zyba.

Legia dhe Drita luajnë të enjten nga ora 18:00 në Varshavë. Është ndeshja e parë e play-offit të Ligës së Konferencës.

Mesfushori Qëndrim Zyba qëndroi shkurt te skuadra polake, Legia, por duket se ka ruajtur relacionet me klubin polak, pasi tani është pjesë e Slovan Liberec në Çeki.


“Nëse dikush pret një shëtitje, ju them menjëherë se nuk do të ndodhë. Vitet e fundit, Drita ishte në gjendje të barazonte me Feyenoordin dhe Victoria Pilzin. Kjo flet vetë. Sigurisht që luajmë në shtëpi. Ne duam të fitojmë dhe të jemi shumë më afër grupeve nga kjo ndeshje. Megjithatë, do të doja që ne ta tregonim atë në fushë, jo në konferenca”.

“Analiza ishte e njëjtë si gjithmonë. Ne kontaktuam njerëz që e njohin mirë kundërshtarin. Ish-lojtari ynë, Qëndrim Zyba, na ka dhënë shumë këshilla. Po kështu Jurgen Celhaka. Ne po përgatitemi për këtë ndeshje në mënyrë të ngjashme me ndeshjen kundër Broendby”, deklaroi trajneri portugez.

Feio shtoi se Drita ka arritur diçka historike dhe njihet për lojën e fortë.

Legia Varshava është kundërshtari përballë Dritës – luhet për grupe, 3 milionë euro dhe lavdi  
Lexo po ashtu Legia Varshava është kundërshtari përballë Dritës – luhet për grupe, 3 milionë euro dhe lavdi  

“Drita tashmë ka bërë diçka historike. Është hera e hera e parë kanë arritur deri këtu në raundet kualifikuese. Ata kanë mundësinë e një jete përpara tyre. Ekipet nga ky rajon janë agresive. Presim presion të lartë dhe sulm të fortë ndaj kundërshtarit. E dimë që skuadra e Dritës do të luajë në mënyrë agresive dhe me shumë vendosmëri. Ne duhet ta kundërshtojmë këtë”, deklaroi Fei.

Drita kishte luajtur kundër Legias më 24 shtator të vitit 2020, ku polakët kishin fituar me rezultat 2-0 në ndeshjen e raundit të tretë të Ligës së Evropës. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Lionel Messi provokohet nga fansat me fanellën e Ronaldos, argjentinasi reagon si asnjëherë më parë

Lionel Messi provokohet nga fansat me fanellën e Ronaldos, argjentinasi reagon si asnjëherë më parë

Ligat tjera
Ylli i Barcelonës pranon se u tundua nga paratë dhe ishte pranë transferimit në Arabi sezonin e kaluar

Ylli i Barcelonës pranon se u tundua nga paratë dhe ishte pranë transferimit në Arabi sezonin e kaluar

La Liga
Rivaldo komenton finalen e Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madridit

Rivaldo komenton finalen e Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madridit

Ndërkombëtare
Matheus Cunha thyen heshtjen mes zërave për një kalim të mundshëm tek Man United

Matheus Cunha thyen heshtjen mes zërave për një kalim të mundshëm tek Man United

Premier League
Zbulohen tri prioritetet kryesore të Interit për afatin kalimtar veror

Zbulohen tri prioritetet kryesore të Interit për afatin kalimtar veror

Serie A
PSG tundon Real Madridin me ofertë të lartë për yllin e skuadrës

PSG tundon Real Madridin me ofertë të lartë për yllin e skuadrës

Ligue 1
Kalo në kategori