Jason Burke
Shumë njerëz që jetojnë në brigjet e Mesdheut, e kanë nisur Vitin e Ri me frikën e atentateve të reja. Ata që jetojnë në Turqi, kanë arsye të justifikuara për ta paralajmëruar këtë rrezik. Në 18 muajt e fundit, Turqia është goditur nga një valë dhune terroriste, që ka lënë 400 të vdekur. Disa prej sulmeve janë kryer nga fraksione të dhunshme kurde. Të tjerët, mes tyre të gjithë ata që kanë shkaktuar një numër të lartë viktimash, janë kryer apo frymëzuar nga ISIS-i.
Sulmi natën e Vitit të Ri në Stamboll nuk ishte befasi. U mor përsipër nga ISIS-i dhe ndoshta është realizuar nga i njëjti rrjet që verën e kaluar kishte goditur aeroportin. Sigurisht, objektivi – një lokal nate i frekuentuar nga elita laike dhe e kamur e vendit – është analog me ata të shumë atentateve të tjerë, të kryer përgjatë viteve. Një arsye për të vënë në shënjestër këto lokale, është përbuzja morale puritane kundrejt dekadencës që ata mishërojnë; një tjetër arsye është ndjesia për të përmbushur një detyrë fetare. Në deklaratën ku mori përsipër atentatin, ISIS-i ka shpjeguar se organizata donte të godiste të krishterët dhe një fuqi myslimane që i mbron. Kjo mbrojtje e bën Turqinë – e për pasojë edhe turqit – një vend “apostat” (femohues). Sipas pothuaj të gjithë teologëve salafitë, ndëshkimi për mohimin e fesë është vdekja. Sipas xhihadistëve, luftimi i kësaj me forcë është detyrë për të gjithë besimtarët.
Por, qëllimet e ISIS-it nuk influencohen vetëm prej teologjisë, por edhe nga eskatologjia dhe nga një vizion i shtrembëruar i historisë islamike. Edhe në këtë rast, Turqia është në linjën e zjarrit. Revista e ISIS-it më parë quhej “Dabiq”, emri i një fshati sirian ku, sipas një profecie, do të ndodhë përplasja finale mes të mirës dhe të keqes. Por, ISIS-i u dëbua nga Dabiqi në tetor dhe revista ndërroi emër në Roumiya (Roma). Për ISIS-in, Roumiya nuk është vetëm kryeqyteti i sotëm italian (padyshim një objektiv), por edhe një Romë më e lashtë: Bizanti, Stambolli i sotëm.
Pastaj është edhe realizmi brutal strategjik që tashmë kemi mësuar të shohim prej grupit islamist. Ndoshta ISIS-i ka vlerësuar se presidenti turk, Erdogan, i cili në korrik i shpëtoi për një fije një grusht shteti, është i goditshëm. Dhe, ndoshta konsideron se Turqisë i ka ardhur radha për një fushatë destabilizimi, e ngjashme me ato që grupi ka ndërmarrë në Arabinë Saudite, në Egjipt dhe vende të tjera të rajonit.
Në fund është roli aktiv që luan Turqia, një vend anëtar i NATO-s, në koalicionin e udhëhequr prej amerikanëve që po lufton ISIS-in në Siri dhe Irak. Në fillimet e luftës civile siriane, Turqia, një vend me shumicë sunite, u ofroi mbështetjen e saj rebelëve sunitë, e bindur që ata do të rrëzonin shumë shpejt presidentin Bashar al-Assad, dhe se do të vendosnin në Damask një regjim islamik, në miqësi me Ankaranë. Me një politikë të kufijve të hapur, lejoi të huajte që vinin nga e gjithë Lindja e Mesme dhe Evropa, që të futeshin në Siri, bashkë me armë dhe municione. Shumë prej luftëtarëve dhe një pjesë e furnizimeve mbërritën tek ISIS-i, para se grupi të niste luftën në shkallë të gjerë në vitin 2014. Rrjetet mbështetëse brenda vetë Turqisë u nënvlerësuan dhe rreziku që paraqisnin u injorua.
E gjithë kjo tani ka ndryshuar: shërbimet turke luftojnë islamizmin e armatosur, me të njëjtën vendosmëri me të cilën luftojnë ekstremizmin kurd, si dhe rreziqe të tjera për vendin, si për shembull lëvizja besnike ndaj Fetullah Gylenit. Kontrollet në kufij janë në fuqi dhe Turqia ka dërguar një numër ushtarësh në Siri, e vetmja fuqi e huaj – përveç Iranit – që bën një gjë të tillë. Qëllimi i saj është i dyfishtë: të mbajë militantët kurdë jashtë zonave strategjike përreth Aleppos dhe të shtyjë ISIS-in larg prej kufirit turk, duke ia hequr kontrollin në një zonë kufitare që ka rëndësi kritike strategjike.
Trupat turke shmangin përplasje direkte me ato të Assadit: një armëpushim i negociuar javën që kaloi nga Rusia e Turqia mes rebelëve dhe qeverisë, sapo është miratuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ajo nuk përfshin ISIS-in. Pra, fakti që ISIS-i dëshiron të dobësojë Turqinë, ta bëjë të paguajë për ndërhyrjen kohët e fundit, të demoralizojë shërbimet e saj, është i kuptueshëm. Mesazhi për Erdoganin është pa ekuivok. Ka edhe një mesazh të nënkuptuar për evropianët në këto akte dhune, edhe pse ISIS-i ndoshta nuk do që ta dëgjojmë. Sulmet – si ai i Berlinit para Krishtlindjeve – kanë efektin që të shkëpusin vëmendjen tonë nga fakti që objektivi parësor i ISIS-it është (dhe ka qenë gjithmonë) rajonal.
Të hënën, grupi kreu një seri sulmesh të përgjakshme në Irak. Gjatë muajit të fundit ka goditur në Jemen, n ë Jordani dhe në vende të tjera të Lindjes së Mesme. Shumë analistë kanë parashikuar me saktësi një shtim të dhunës teksa ISIS-i vazhdon të humbasë terren dhe ndjekësit e tij janë gjithnjë e më të çorientuar. Por, vështirë se pika qendrore e këtyre sulmeve do të jetë Milano, Hamburgu apo Washingtoni. Objektivat do të jenë më pranë bastioneve të militantëve. Atentati në Stamboll me shumë gjasa nuk do të jetë i fundit. /bota.al/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Si do të dukej një Gaza e ardhshme sipas planit 53 miliardë dollarësh të Egjiptit

Trump po përgatitet të nënshkruajë urdhrin për mbylljen e Departamentit të Arsimit

KB “Grapeland Basketball” dhuron pako ushqimore për njerëzit në nevojë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi