Monaco zyrtarizon Abidalin

Mbrojtësi i majtë, i cili u lirua nga Barcelona këtë verë, ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin nga Ligue 1, me opsion për ta vazhduar atë edhe për një vit.
33-vjeçari ka filluar karrierën e tij profesionale te Monaco, por u largua nga klubi për Lille në verën e vitit 2002. Ai po ashtu veshi fanellën e Lyonit para se t’i bashkohej Barcelonës në vitin 2007.
Abidal fitoi katër tituj të La Liga, dy të Kupës së Mbretit dhe dy të Ligës së Kampionëve me fanellën e Barcelonës. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
08/07/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































