Emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’ shfaqi pamje nga prangosja e një zyrtari të Komunës së Gjilanit, i cili po kërkonte dy mijë euro mito.
Filmimet janë nga momentet kur zyrtari komunal i kishte kërkuar një biznesmeni dy mijë euro për t’i përshpejtuar procedurën e pagesës për një kompensim të një shpronësimi.
Negociatat dhe momentet e transaksioneve të parave janë filmuar nga kamerat e autorizuara nga Prokuroria e Gjilanit. Në filmimet që shfaqen për herë të parë zyrtari komunal shihet duke marrë 2 mijë euro e po ashtu momenti kur Policia ndërhyn dhe arreston të dyshuarin:
Qytetari: Ec bre burrë se maruam!
Zyrtari Komunal: A nuk po vjen me pi kafe a?
Qytetari: Gjyshin e kam smutë, ishalla e çelë sabahu.
Zyrtari Komunal: Me kend je vetëm a? Sa i ki qaty krejt? Ka 50 i ki a? Ami t’i njehi!
Qytetari : Qe t’i njehi unë masnej i njeh ti.
Qytetari: Veç për pjesën e parë a? Për të dytën çka po bohet?
Zyrtari Komunal: Për te dytën jemi ne rrjedha. Çka të thonë ata të tregoj vllau jem.
Qytetari: S’ka qysh um ke thanë ti ai … veç 35 tjerat tha brenda muajit me t’i dhanë.
Zyrtari komunal: U kry, kysmet se nuk e kam ne dorë unë o vllau jem pasha Zotin.
Qytetari: 100, 200, 300, 400, 500, 600, 700, 800, 900, 1000,… 100, 200, 300, 400, 500, 600, 700, 800, 900, 1000, njehi edhe një herë.
Zyrtari komunal: O zotni se kom njetë se duhet me jav çu sot me javë. robt 1,2 3,… 11, 12, 17, 18, 19, 20, nuk të them kurgjo, ju thëm atyre prapë gjithcka çka të jetë.
Unë a e din çka kam këtu, nja 70 euro harxhime tu nga frajeri me kerre. Në Allah po të bëj be, mos paq punë me ujq. Bona hallall e shihemi vlla.
Zyrtari Komunal: Kend e pate smutë?
Qytetari: Gjyshin
Zyrtari Komunal: Në dorën e Zotit ishalla!
Në qershor të këtij viti Prokuroria e Gjilanit kishte nisur një hetim për dyshimet për korrupsion nga zyrtarë të kësaj komune. Një qytetar ishte ankuar se një zyrtar i komunës i kishte kërkuar 2 mijë euro mito për t`i lejuar ndarjen e parave që atij i vinin nga shpronësimi i një toke.
Reportazhi sjell dëshmi se si Prokuroria e Shtetit arrin të trajtojë me kohë dhe në mënyrën e duhur një informacion për një rast serioz korrupsioni.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania