Momenti kur ukrainasit shkatërrojnë raketahedhësen ruse me një granatë të vetme

Ky është momenti kur droni ukrainas shkatërron një raketahedhëse të shumëfishtë të forcave ruse.
Siç raportohet, Brigada e 59-të e Motorizuar shkatërroi sistemin rus të tipit BM-21 Grad 122 mm me një granatë të vetme 40x53 mm, transmeton Telegrafi.
Granata që shkatërroi armatimin rus ishte hedhur nga një dron.
Pamjet besohet se janë xhiruar në qytetin Donetsk, sipas një uebfaqe të Ukrainës.
Ndryshe luftime janë duke u zhvilluar edhe në qytetin Bakhmut të Ukrainës derisa ditë më parë u raportua se mund të nisë një kundërofensivë. Mirëpo, tani presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se nuk mund të fillojë kjo kundërofensivë pa siguruar më shumë armatim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/03/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































