Një sulmues vetëvrasës ka hedhur veten në erë gjatë luftimeve të cilat janë duke u zhvilluar për rimarrjen e Mosulit, qytetit të dytë më të madh të Irakut.

CNN ka shfaqur një video në momentin kur sulmuesi i afrohet forcave të koalicionit, dhe një ushtar teksa tenton të ikë nga sulmuesi, rrëzohet për toke.


Pamjet bëhen më të rënda, në momentin kur sulmuesi vetëvrasës shpërthen bombën dhe pjesët e trupit të tij shihen duke fluturuar në ajër. /Telegrafi/