Një fotograf iu afrua në një distancë shumë të afërt një peshkaqeni prej rreth 1,5 metrash, ndërsa e mbante kamerën e tij të varur mbi një kafaz peshkaqenësh në Australinë jugore.

Dhe këtë moment, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, e ka kapur Luke Thom, 26 vjeç, me kamerën e tij, jashtë brigjeve të ishujve të Neptunit.


dd1 3

Siç thuhet tutje, pamjet mahnitëse tregojnë momentin kur peshkaqeni u gjend shumë afër dorës së tij, derisa fotografi përpiqej të merrte fotografinë më të mirë.

dd2 3

Gjithashtu, pamje të tjera thuhet se tregojnë momentin kur peshkaqeni tregon dhëmbët, ndërsa kafshon në qoshen e një kafazi metalik.

dd3 2

"Është si të shohësh një ngjarje përmes fotografive. Ju mund të shikoni fotografitë dhe të imagjinoni se çfarë po ndodhte”, ka thënë Luke Tom. /Telegrafi/