Një shofer në Australi kaloi sipër një krokodili me makinë, teksa po e ‘kapërcente’ një lum ku jetojnë zvarranikë të mëdhenj.
Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, pamjet të cilat u xhiruan në Kryqëzimin Cahills në Parkun Kombëtar Kakadu, tregojnë vozitjen e guximshme të shoferit nëpër ujë.
Në këtë lumë zvarranikët e mëdhenj fshihen kryesisht nën sipërfaqe.
Ndërkohë, vizitorët e zonës që kapën këto pamje, erdhën me shpresën që të shohin së paku një krokodil, pasi vizitorët para atyre i kishin parë 20 sosh.
Në momentin kur makina kalon midis lumit, ai fillon të tundet në momentin që shkel mbi një zvarranik që po kalonte aty pari. /Telegrafi/