LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur Agim Maliqi u nxitua në golin e tretë të Ballkanit – Trepça ’89 më pas filloi përmbysjen e ‘çmendur’

Momenti kur Agim Maliqi u nxitua në golin e tretë të Ballkanit – Trepça ’89 më pas filloi përmbysjen e ‘çmendur’
Foto: Prsc/ Klan Kosova

Asistenti i Ismet Munishit, Agim Maliqi ishte ngutur paksa në takimin që Ballkani e humbi 4-3 ndaj Trepçës ’89 në Mitrovicë.

Skuadra nga Theranda ishte duke fituar 3-0 ndaj mitrovicasve në kuadër të javës së tetë në Superligën e Kosovës, por më pas ndodhi befasia.

Kur Ballkani shënoi edhe golin e tretë, Maliqi bëri me shenjë se takimi aty kishte përfunduar.


Rikthim i ‘çmendur’ në Mitrovicë, Ballkani ishte në epërsi prej tre golave, por 89-shi në fund fiton ndeshjen – Bissmark hero i ‘Xehetarëve’
Lexo po ashtu Rikthim i ‘çmendur’ në Mitrovicë, Ballkani ishte në epërsi prej tre golave, por 89-shi në fund fiton ndeshjen – Bissmark hero i ‘Xehetarëve’

Mirëpo, Trepça ’89 nuk u dorëzua deri në fund, duke shkaktuar befasinë më të madhe në elitën e futbollit kosovar në këto vitet e vitet e fundit.

Bissmark që realizoi het-trik dhe Rilind Nimani, u përkujdesën që të përmbysinin epërsinë e Ballkanit, duke marrë kështu tri pikë të mëdha në fund.

Renditja tabelore në Superligën e Kosovës pas javës së tetë - befasia ishte në takimin mes Trepçës '89 dhe Ballkanit
Lexo po ashtu Renditja tabelore në Superligën e Kosovës pas javës së tetë - befasia ishte në takimin mes Trepçës '89 dhe Ballkanit

Përveç pikëve të arkëtuara, Trepça ’89 me gjasë do të lë një shije të hidhur te Ballkani dhe ndihmës trajneri edhe për një kohë të gjatë.

Maliqi me gjasë nuk e ka pritur që Ballkani do të pësonte një humbje kaq turpëruese, duke ditur se kishin epërsinë prej tre golave. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Ligat tjera
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Kalo në kategori