Kamerat e sigurisë në Aeroportin e Dubait kapën momentin kur një sulm iranian goditi aeroportin të shtunën në mbrëmje.

Ndërsa pasagjerët prisnin në radhë, një shpërthim i fuqishëm dhe një shkëndijë nga jashtë aeroportit shkaktuan panik, dhe shumë filluan të vraponin, duke thyer barrierat.


Të dielën, i njëjti aeroport, një nga më të ngarkuarit në botë, u evakuua për shkak të dëmtimeve të vogla në një sallë.

Ndryshe, gjatë fundjavës, katër punonjës të aeroportit u lënduan, ndërsa kompanitë ajrore anuluan fluturimet dhe korridori ajror mbi Lindjen e Mesme u mbyll.



Ndryshe, Dubai është bërë pothuajse i panjohur.

Në një fundjavë dimërore – sezoni kulmor turistik – plazhet, qendrat tregtare dhe restaurantet normalisht do të ishin plot.

Në vend të kësaj, autostradat ishin kryesisht bosh dhe qielli ishte i pastër nga fluksi i vazhdueshëm i aeroplanëve që mbërrinin dhe niseshin.

Për shumë banorë, kjo ndihej si një rikthim në izolimin e shkaktuar nga Covid-19 gjashtë vjet më parë, kur një nga qendrat më të ngarkuara në botë u shua papritur.

Shkollat në qytet janë zhvendosur përsëri në internet dhe familjet po qëndrojnë brenda.

“Ndjejmë sikur janë ditët e Covid-it. Qetësi, me diell, zogj që cicërojnë dhe asnjë zhurmë trafiku apo aeroplanësh që fluturojnë”, tha Paul Devitt i CNN. /Telegrafi/