Këto ditë do të mbahet edhe ajo që besohet se është dasma e fundit VIP e këtij viti. Është martesa e vokalistit NRG band, Besnik Qaka, ajo që ka tërhequr vëmendjen e medieve.

Nuk kanë munguar as imazhet nga festa e beqarisë, ku ka shkëlqyer me bukurinë e saj bukuroshja nga Peja.


lolita 1 Momenti emocionues, nga e majta Lolita, në mes motra dhe në të djathtë nëna. Foto: Instagram.com/lolitabegolli

Ajo zgjodhi të dukej tejet elegante në mbrëmjen e veçantë të saj, me flokë të punuar nga Nagipi. Fustani i saj ishte elegant, teksa momentet emocionale nuk janë fshehur.

lolita 2 1

Bukuroshja, e cila e ka Instagramin privat dhe pa qasje për publikun ka publikuar një imazh emocionues me nënën dhe motrën.

lolita 2

“Përgjithmonë e bekuar, nëna dhe motra”, ka potencuar Lolita në foton e postuar në rrjetin social Instagram.

Besnik Qaka dhe Lolita njihen prej kohësh. Ata gjatë kësaj vere u fejuan pasi ka kohë që ishin në lidhje.

ftesa Kjo është ftesa për dasmën e Besnikut dhe Lolitës

Tash duket se ata kanë vendosur edhe të martohen, me dasmën e cila është caktuar për datën 30 shtator në hotel Dukagjini në Pejë, në një ceremoni që pritet të jetë plot luks dhe me shumë të ftuar.

besniku 1

Ftesat janë publikuar dhe në mesin e të ftuarve janë yjet më të mëdha të shoubizit. Vet NRG band pritet që të jenë vetëm në cilësinë e mysafirëve dhe ende nuk dihet se kush do të performojë në këtë mbrëmje e cila pritet të ketë vëmendje të madhe të medieve kosovare. /Telegrafi/