LAJMI I FUNDIT:

Momenti emocionues që u transmetua live, e tërë Greqia shpërtheu në lot pas reagimit të gazetares

Momenti emocionues që u transmetua live, e tërë Greqia shpërtheu në lot pas reagimit të gazetares

Se profesioni i gazetarit është një punë fisnike por me raste edhe e rëndë dhe me plotë stres, në veçanti kur janë në pyetje rastet e jashtëzakonshme – e tregon më së miri rasti i një gazetare të re greke, Evlampia Revi, që punon në televizionin Open TV dhe raporton për zonat që janë prekur nga zjarret.

Ajo gjatë një transmetimi live derisa po bisedonte me një burrë të moshuar u pushtua nga emocionet dhe nuk mund të ndalte lotët – e ai i habitur me zemërgjerësinë e saj mundohej ta qetësonte, transmeton Telegrafi.

Në fakt, Evlampia kishte vizituar të hënën vendin e quajtur Galatoson në ishullin grek Evia. E derisa po i afrohej shtëpive, hasi në një banor të moshuar me të cilën bisedoi.


https://www.youtube.com/watch?v=VpV7Avroc-g

Derisa po i shpjegonte se me ditë të tëra nuk ka fjetur pasi po mundohet ta mbrojë shtëpinë nga zjarret, gazetarja disa herë e luti të largohet – pasi që nuk mund të mos merrte më frymë nga tymi.

I moshuari e pyeti se ku të shkoj dhe ia bëri me dije se nuk i frikësohet zjarrit edhe nëse i afrohet pronës së tij – në fakt i tregoi se po i frikësohet më shumë shtëpisë për të cilën qëndronte dhe rrezikonte jetën.

Gazetarja këmbëngulte në atë ta braktisë shtëpinë për arsye sigurie dhe të strehohet në një vend më të sigurt. Evlampia i propozoi ta dërgojë diku – nëse nuk ka mundësi që ai ta bëjë vetë.

Në një moment ajo hoqi çantën nga shpina dhe u mundua të kërkojë një maskë – por nuk kishte asnjë me vete. Aty i moshuari filloi të qaj, e së bashku me të edhe ajo dhe gjithçka transmetohej live.

Këtë moment prekës e kanë shikuar numër i madh i grekëve, ku më pas nxiti një lumë reagimesh ndaj gazetares së re që e përkrahnin në mënyra të ndryshme.

E më vonë Evalimpia mësoi se policia greke, megjithatë e ka evakuuar burrin e moshuar për të cilin ajo brengosej shumë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori