Ndonëse nuk ka një version zyrtar nga policia për ekzekutimin mafioz të Festim Latos, i vetëshpallur president i Republikës së Çamërisë, mediet holandeze i janë rikthyer sërish kësaj ngjarjeje të rëndë, të ndodhur më 19 korrik 2019, ku trupi i shqiptarit u gjet i prerë copa-copa, i ndarë në thasë të ndryshëm dhe i hedhur në një kanal në Amsterdam.
Ditët e fundit, holandezët kanë publikuar me foto dhe video lëvizjet e fundit të 43-vjeçarit, me origjinë nga Vlora, të regjistruara nga kamerat e sigurisë.
Lato është shfaqur për herë të fundit në një kafene, në Abcoude, ku është takuar me disa persona, siç shihet edhe në video, shkruan BallkanWeb.
Pas këtij takimi, ai shihet teksa hipën në një makinë luksoze, pas së cilës nuk është parë më i gjallë. Në emisionin investigativ të holandezëve thuhet se Lato shoqërohej në makinë nga tre burra dhe një grua.
Lidhur me raportimet e medieve holandeze, për rastin shkruan edhe Shqiptarja, ku thuhet se trupi i copëtuar në thasë të ndryshëm hedhur në kanal, mungon kostumi blu, çanta kafe me çelës dhe ora Rolex.
Lato kishte bërë njerëz të investonin në “Çamërinë” e tij në shkëmbim të leje-ndërtimit nëse Lato do të merrte fuqinë.
Po sipas mediumit në fjalë, mediat holandeze zbulojnë foto dhe video ekskluzive nga momentet e fundit kur ai ishte gjallë, katër ditë para 19 korrikut 2019 kur trupi i tij u gjet i pajetë i prerë copa-copa ndarë në thasë të ndryshëm në një kanal në Amsterdam të Holandës.
Një emision hulumtues në Holandë dhe që kërkon informacione për autorët e vrasjes që ende nuk janë zbuluar, ka nxjerrë pamjet nga takimi i fundit më 15 korrik që Festim Lato ka pasur në një restorant me disa persona, për punë!
Në takim e kanë çuar shoqëruesit e tij me një Opel Vivaro të bardhë, tre burra dhe një grua. Pasi ka mbaruar takimin në restorant, Lato duket nga kamerat e sigurisë teksa del të takojë për një moment shoqëruesit e tij.
Kthehet sërish, takon personin që ishte në restorant, dhe largohet me makinën e tij.
Është e çuditshme për hetuesit, shkruan Shqiptarja, se si një njeri si Festim Lato që nuk udhëtonte kurrë pa shoqërues, t’i linte ata të iknin dhe të largohej me makinën e personit që ishte në takimin e punës.
Katër ditë më vonë, trupi i pajetë i tij u gjet i prerë dhe ndarë në disa thasë, hedhur ndoshta nga ndonjë barkë në Amsterdam Rijkanaal rreth 4 kilometra vijë e drejtë nga Abcoude, vendi ku Festim Lato bëri takimin e punës në restorant.
Personi në fjalë që e shoqëron me makinën e tij private, është identifikuar nga hetuesit atje, dhe është marrë në pyetje.
“Ne folëm me atë burrë, që tha që atë mesditë kishte folur me Festimin për punë. Pastaj e kishte zbritur atë nga makina diku në Abcoude, por nuk i kujtohej se ku”, thotë hetuesja, shkruan tutje Shqiptarja.
Katër ditë para se t’i gjendej trupi i pajetë, kur është edhe momenti i fundit që ka pamje të Latos, ai mbante veshur një kostum blu, i cili nuk është gjendur në thasët me pjesët e copëtuara të trupit, dhe po ashtu mungon edhe një çantë kafe që ai kishte me çelës, dhe ora Rolex që ai mbante.
Lato ishte baba i tre fëmijëve. La pas nënën, vëllain dhe motrën binjake.
Motivi, dita kur ai është vrarë, ende nuk është zbuluar nga hetuesit. /Ballkan Web/Shqiptarja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa