Një situatë e sikletshme ndodhi gjatë ceremonisë zyrtare të Ndërrimit të Komandës në KFOR, ku morën pjesë figura të larta shtetërore dhe përfaqësues ndërkombëtarë.





Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, u gjend në një moment të paqartë protokollar, duke mos e ditur saktësisht se ku duhej të ulej gjatë ceremonisë.

Në përpjekje për të gjetur vendin e tij, Basha iu afrua presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e përshëndeti me një zgjatje dore.

Më pas kryeparlamentari përfundoi duke u ulur pranë ministrit në detyrë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi.

Ndryshe, ceremonia e ndërrimit të komandës në KFOR u zhvillua sot, ku gjeneralmajori italian, Enrico Barduani, ia dorëzoi zyrtarisht komandën gjeneralmajorit turk, Ozkan Ulutas. /Telegrafi/