LAJMI I FUNDIT:

Mollët e vjollcë po bëhen virale në rrjete sociale, por çfarë në të vërtetë fshihet pas tyre?

Mollët e vjollcë po bëhen virale në rrjete sociale, por çfarë në të vërtetë fshihet pas tyre?

Të apasionuarit pas frutave dyshohet se po dynden në Saskatchewan, Kanada në kërkim të mollëve vjollcë pasi imazhet e tyre u bënë virale në rrjete sociale.

Por, ka vetëm një problem: Imazhet janë krijuar artificialisht.

“Duket e mahnitshme. Do të ishte shumë argëtuese. Por, për fat të keq, nuk është e vërtetë”, tha Rachelle Hofmeister, hortikulturiste në Dutch Growers në Regina.


Postimi origjinal i fotos, i publikuar në Instagram nga përdoruesi Unnaturalist AI, tregon disa mollë ngjyrë vjollce që shkëlqejnë, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, postimi i Unnatirualist AI i përshkroi mollët si “me origjinë” nga provinca kanadeze e Saskatchewan, ku ato lulëzojnë në klimën e ftohtë.

“Ne kemi pasur shumë mollë që janë zhvilluar në Saskatchewan, por asnjëra prej tyre nuk është vjollcë”, Hoffmeister.

“Të gjitha kanë mish të bardhë dhe lëkurë të kuqe”, shtoiu ajo.

Pavarësisht falsifikimit flagrant, postimi shpërtheu shpejt në rrjete sociale ndërsa shikuesit e mahnitur pyesnin veten se çfarë shije kishin mollët vjollcë dhe ku mund t’i blinin ato.

Ndryshe, pavarësisht se po përhapen virtualisht, këto imazhe mund të kenë pasoja serioze në botën reale.

Në maj të vitit 2023, u përhap një foto e krijuar nga AI i një shpërthimi të rremë në Pentagon – duke shkaktuar konfuzion masiv midis përdoruesve dhe një shitje të shkurtër në tregun e aksioneve të SHBA-së. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vajza indiane ia pret penisin të dashurit sepse i refuzoi martesën

Vajza indiane ia pret penisin të dashurit sepse i refuzoi martesën

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
Banorët e një lagjeje në Angli në hall me pulëbardhat që vazhdimisht lëshojnë kocka kafshësh nga qielli - në skena të ngjashme me një film të njohur horror

Banorët e një lagjeje në Angli në hall me pulëbardhat që vazhdimisht lëshojnë kocka kafshësh nga qielli - në skena të ngjashme me një film të njohur horror

Interesante
Ky është buzëkuqi më i shtrenjtë në botë, ai u shit për 14 milionë dollarë

Ky është buzëkuqi më i shtrenjtë në botë, ai u shit për 14 milionë dollarë

Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Kjo video shpjegon arsyen pse aeroplanët shmangin fluturimin mbi Oqeanin Paqësor

Kjo video shpjegon arsyen pse aeroplanët shmangin fluturimin mbi Oqeanin Paqësor

Kalo në kategori