Shefja për politikë të Jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogherini ka mbërritur në Tiranë. Ashtu siç ishte paralajmëruar diplomatja darkoi me kryeministrin Rama.

Takimet e saj zyrtare do të zhvillohen gjatë ditës së sotme, ku në orën 11:00, ajo do të ketë një konferencë shtypi me kreun e qeverisë, Rama.


Ndërkohë, kryediplomatja e BE-së do të ketë takime edhe me Presidentin e Republikës, Ilir Meta në orën 09:20.

Po ashtu do të ketë dhe një takim me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Në këtë takim, do të jetë e pranishme edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. /Telegrafi/