LAJMI I FUNDIT:

Modric shpallet ‘lojtari më i mirë’, kurse Mbappe ‘lojtari i ri më i mirë’ në Botëror

Modric shpallet ‘lojtari më i mirë’, kurse Mbappe ‘lojtari i ri më i mirë’ në Botëror
Luka Modric (Foto: Getty Images)

Luka Modric nuk e ngriti trofeun e Kupës së Botës, pasi u mposht në finale të ‘Rusia 2018’ nga Franca.

Mirëpo, mesfushori kroat ka qenë fantastik me performancat e tij përgjatë turneut.

Luka Modric (Foto: Getty Images)

Dhe për ta vlerësuar paraqitjen e tij, FIFA ia ka ndarë çmimin ‘Topi i Artë’ që i jepet lojtarit më të mirë të turneut.


Lajmet nga Kampionati Botëror
Lexo po ashtu Lajmet nga Kampionati Botëror

Ndërkaq, talenti francez, Kylian Mbappe, ka marrë çmimin për lojtarin e ri më të mirë të Kampionatit Botëror.

Luka Modric dhe Kylian Mbappe (Foto: Getty Images)

19-vjeçari ka qenë fantastik përgjatë turneut duke i ndihmuar Francës që ta fitonte titullin.

Për më shumë, ai u bë vetëm futbollisti i dytë i ri (pas Peles) që shënon në një finale të Kampionatit Botëror.

Franca fitoi me rezultat 4-2 kundër Kroacisë për t’iu gëzuar për herë të dytë në histori Kupës së Botës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Kalo në kategori