LAJMI I FUNDIT:

Modric konfirmon qëndrimin te Reali me një mesazh të fuqishëm për tifozët

Modric konfirmon qëndrimin te Reali me një mesazh të fuqishëm për tifozët

Luka Modric ende nuk ka nënshkruar kontratë të re me klubin dhe e ardhmja e tij ende nuk është vendosur.

Megjithatë, duke folur në festën e triumfit në Ligën e Kampionëve në Bernabeu, kroati është shfaqur duke konfirmuar se do të qëndrojë në Real Madrid edhe një tjetër sezon.

“Shihemi sezonin e ardhshëm”, tha fillimisht mesfushori legjendar i Los Blancos.


“Është hera e gjashtë këtu, ky sezon ka qenë i bukur. Jemi shumë të lumtur që jemi në Bernabeu duke festuar”.

Legjenda e Real Madridit, Paco Gento, tashmë ka katër shoqërues në atë që njihet si "vendi i atyre që kanë gjashtë trofe"
Lexo po ashtu Legjenda e Real Madridit, Paco Gento, tashmë ka katër shoqërues në atë që njihet si "vendi i atyre që kanë gjashtë trofe"

“Dua të falënderoj tifozët tanë për mbështetjen e tyre, ata janë shumë të rëndësishëm për ne. Ata ndoshta as nuk e dinë se sa të rëndësishëm janë. Tifozët na shtyjnë gjithmonë, ne i duam”.

“Kemi pasur shumë probleme këtë sezon për shkak të lëndimeve dhe kemi ndihmuar njëri-tjetrin si një familje. Kjo është mënyra e vetme për të fituar tituj. Ne kemi qenë një familje këtë sezon”.

Perez sqaron përfundimisht të ardhmen e Luka Modric
Lexo po ashtu Perez sqaron përfundimisht të ardhmen e Luka Modric

“Të fitojë të titullin e shtatë të Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm? Natyrisht, ne do të kemi shumë tituj për të luajtur vitin e ardhshëm”, tha Modric.

Edhe presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka konfirmuar se marrëveshja me Modric do të zgjatet dhe se kroati do ta vijoj karrierë në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/