Komuna e Prishtinës do të marrë gjysmë milioni euro grant nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për modernizimin dhe rifunksionalizmin e transportit publik.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se përmes kësaj marrëveshje të konsulencës do të ndërlidhet trafiku urban publik me atë privat, si dhe do të bëhet digjitalizimi i biletave, derisa përmendjen edhe nënshkrimin e kontratës paraprake për blerjen e tridhjetë autobusëve të rinj shtesë.
“Me këtë marrëveshje e marrim një grant gati gjysmë milioni për konsulencë nga BERZH-i që do të na ndihmojë në modernizimin dhe rifunskionalizimin e trafikut urban dhe flotës së re të autobusëve, ku ndërlidhet sektori publik dhe me sektorin privat. Pjesë e procesit ka me qenë edhe reforma e biletave, ku do të bëhet mundësia për digjitalizim të biletave. Të ardhmen e afërt nuk kemi me pas nevojë me i ble dy bileta sikurse është sot por kemi me pas edhe opsionin tjetër shtesë që me një kartelë të trafikut urban me pas akses në çdo autobus të kryeqytetit. E dini se kemi nënshkruar me një kontratë paraprake prej 10 milionë euro, ku tani po presim edhe tridhjetë autobusë të ri shtesë”, tha ai.
Në anën tjetër, drejtori i BERZH-it për Kosovë, Sergiy Maslichenko, tha se autobusët e rinj do të jenë pa ndotës, derisa gjashtë autobusë do të jenë elektrik.
Ai tha se pjesë e rëndësishme e këtij projekti është edhe modernizimi dhe ristrukturimi i rrugëve aktuale.
“Unë mendoj se ndryshimin do ta shihni vitin e ardhshëm, dhe pjesa e rëndësishme e këtij projekti është gjithashtu modernizimi dhe ristrukturimi i rrugës aktuale. Pra, ne kemi këtë grant prej gjysmë milioni të financuar nga BERZH për të hartuar rrugë të reja dhe rrugë më të mira për lëvizje më të mirë të lëvizshmërisë së njerëzve. Ndaj jam shumë krenare që jam pjesë e kësaj ceremonie dhe mezi pres ta zbatojmë këtë projekt së bashku me qytetin”, theksoi ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri