LAJMI I FUNDIT:

Modeli standard i Galaxy S23 nga Samsung, mund të ketë diçka që përdoruesit nuk do ta pëlqejnë

Modeli standard i Galaxy S23 nga Samsung, mund të ketë diçka që përdoruesit nuk do ta pëlqejnë

Përdoruesit që vendosin të blejnë një nga modelet e serisë së telefonave Samsung Galaxy S23, me gjasë do ta kenë parasysh sesa hapësirë për ruajtjen e të dhënave mund ta konfigurojnë.

Sipas Ice Universe, modeli bazë i Galaxy S23 me 128 GB do të përdorë një çip UFS 3.1, në vend të atij standard më të ri UFS 4.0, transmeton Telegrafi.

Ata që duan teknologjinë më të fundit të ruajtjes së të dhënave, do të duhet të paguajnë ekstra për variantin me 256 GB hapësirë. Ice Universe sugjeron se arsyeja për këtë është se Samsung nuk prodhon çipa UFS 4.0 128 GB.


Samsung më parë theksoi se çipat me standardin UFS 4.0 janë dy herë më të shpejtë se memoria UFS 3.1. UFS 4.0 ofron shpejtësi sekuenciale leximi dhe shkrimi deri në 4200 MB/s dhe 2800 MB/s.

Përveç kësaj, standardi i ri mundëson çipat të konsumojnë 46 për qind më pak energji. Megjithatë, duhet theksuar se informacioni i marrë nga Ice Universe nuk është përfundimtar.

Disa burime kanë sugjeruar më parë se të gjithë telefonat në serinë Galaxy S23, do të vijnë me një hapësirë ​​fillestare prej 256 GB. /Telegrafi/