LAJMI I FUNDIT:

Modelet e vjetra të fustaneve xhins, zgjedhja e duhur për muajt në vazhdim

Modelet e vjetra të fustaneve xhins, zgjedhja e duhur për muajt në vazhdim

Fustani që do të shihni më shumë muajt në vazhdim është ky!

Në modë, jo çdo trend i ri ndodh për një arsye specifike. Të njëjtën gjë themi edhe për modelet e vjetra të xhinseve.


Tashmë stilistët duken të jenë në konkurrencë me njëri-tjetrin, për të sjellë këto veshje në muaj e ardhshëm.

Bëni mirë të rregulloni gardërobën dhe të nxirrni që aty fustanet xhins të së shkuarës! Nëse kishit një mendje për t’i hedhur apo dhuruar dikujt, mendojeni sërish.

Fustani klasik ka provuar për dekada me radhë që nuk njeh kohë dhe pavarësisht stilit apo prerjes së tij, është gjithmonë i duhuri!

Mund të jetë i shkurtër, fare minimalist apo me prerje të veçantë. Rëndësi ka të dini që pranverën që vjen do të shihni shumë, po shumë fustane xhinsi.

Përpos faktit që dukeni elegante dhe sportive në të njëjtën kohë, me një fustan xhins s’ndihesh kurrë në siklet!

Temperaturat e ulëta nuk ju ndalojnë ta shtyni për më vonë një pamje të tillë, mjafton ta kombinoni siç duhet.