Modelet e reja të Samsung veç me ekran të lakuar?
Samsung ka lënë të kuptohet se në seritë e ardhshme të Galaxy S do të heq dorë nga ekrani i rrafshët dhe do të zëvendësohen me ekrane të rrubullakëta.
Vitin e kaluar, Galaxy S6 ishte variant i parë me ekran të lakuar në të dyja anët, të majtën dhe të djathtën.
Samsung më pas ndoqi formulën e njejtë edhe për pajisjet Galaxy S7 dhe Galaxy S7 edge, të lansuara në shkurt.
Ndërkohë, Galaxy S8 dhe pajisjet pas saj të serisë S mund të mos kenë opsionin e mundshëm për ekran klasik.
Sipas Korea Times, të gjitha pajisjet e ardhshme nga Samsung do të kenë ekranin e lakuar në qoshe, të njohur si ‘edge display’.
Nga
Telegrafi
08/08/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































