“Jemi tut kaniherë, po asht dashtë me shku n`mal me ju ndihmu”, thotë Bajrami, specialiste e mjekësisë familjare nga Ferizaj.

Ajo, bashkë me ekipin në të cilin kishte edhe mjekë serbë, asnjëherë nuk hezituan t`u ndihmojnë luftëtarëve të UÇK-së.


“Edhe atyne ju kemi ndihmu”, thotë ajo për Klan Kosova.

Doktoreshën e pengon fakti që njerëzit e komunitetit të saj, në kohë lufte, mbanin anë kah të mundnin , shkaku i frikës e kushteve financiare.

“Ishin të pa shkollum”, thotë mjekja.

Tani ajo jeton e punon në Ferizaj, ndërsa thekson se asnjëri pacient që njohu në luftë nuk e ka harruar ndihmën e saj dhe se vazhdojnë ta vizitojnë ende. Disa prej tyre janë tani edhe invalid të luftës. /Klan Kosova/