Sauda Suleiman Amour nga Tanzania, që e kaloi tërë jetën me organet e dala përjashta, është shpëtuar fal intervenimit nga mjekët.

Adoleshentja 19-vjeçare, kishte lindur me një çrregullim në murin abdominal, duke bërë që mëlçia dhe një pjesë e zorrëve t’i dalin prej kërthize - të mbajtura nga një shtresë e hollë lëkure, transmeton Telegrafi.


Të prekurit nga kjo gjendje, zakonisht operohen pak orë pas lindjes, por Sauda pati vetëm dy operime të dështuara, kur ishte pesëvjeçare.

Mjeket foto 2 Adoleshentja Sauda

Para katër vitesh, ajo e kishte lënë shkollë, pasi e tallnin duke i thënë se është ‘shtatzënë’, ndërsa ajo kishte brenga të përhershme, nga frika se mbështjellësi mund t’i shqyhej.

Kirurgët është dashur t’ia tërheqin abdomenin - duke shfrytëzuar një procedurë të komplikuar për dy javë, ndërsa përdoren edhe botoks, për t’ia zbutur muskujt, para se t’ia fusin organet sërish brenda.

Mjeket foto 3 Organet jashtë abdomenit

Tretmani që bëri në një spital në Chennai të Indisë, rezultoi të jetë i suksesshëm dhe brenda disa ditësh, pritet të kthehet sërish në shtëpi.

“Vajza e gjorë nuk mund të shkonte në shkollë, apo të luante përjashta, për shkak të fryrjes sa një top futbolli. Ajo u desh të kujdesej, ngaqë shpërthimi saj, mund të ishte fatal” kanë shpjeguar mjekët që e trajtuan rastin.

Mjeket foto 4 Para operimit

Gjendja e saj nuk është e rrallë, pasi ndodhë në çdo 5,400 linje në Shtete e Bashkuara, por se trajtimi i menjëhershëm nuk lë asnjë pasojë.

Gjatë zhvillimit në mitër, organet e bebes - ku përfshihen zorrët, mëlçia dhe disa organe tjera, rriten të pavarura në një qese transparente përjashta kërthizës. Mirëpo, ato kthehen sërish prapa në javën e 11 të shtatzënësisë, gjë që nuk ndodhi te Sauda.

Mjeket foto 5 Intervenimi i kryer me sukses

Ekspertët kanë hezituar ta operojnë, pasi ishte bërë kohë e gjatë dhe nuk mund të besonin se do të ketë sukses.

Por, duke parë se gjendja saj mund të rrëndohej në të ardhmen e afërt, vendosën që ta fusin në sallën e operimit. /Telegrafi/