LAJMI I FUNDIT:

Mjekët kërkojnë pushimin e çështjes në ngarkim të tyre, për vdekjen e gruas së Alban Hoxhës

Mjekët kërkojnë pushimin e çështjes në ngarkim të tyre, për vdekjen e gruas së Alban Hoxhës

Është zhvendosur në Gjykatën e Apelit Tiranë përballja gjyqësore mes Prokurorisë dhe dy mjekëve të maternitetit “Koço Gliozheni”, të akuzuar për “mjekim të pakujdesshëm” me pasojë vdekjen e Dorjana Hakës.

Nëna 25-vjeçare, bashkëshorte e portierit të Partizanit, Alban Hoxha, humbi jetën pas një komplikimi shëndetësor disa ditë pasi kishte kryer një lindje me operacion.

Vendimi i Shkallës së Parë të Gjykatës së Tiranës që i shpalli fajtorë mjekët, por i dënoi me nga 400 mijë lekë gjobë, është ankimuar në Gjykatën e Apelit.


Sipas burimeve zyrtare, dy të pandehurit, Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, kanë depozituar ankim në lidhje me vendimin, njofton Panorama. Sipas burimeve, mjekët kërkojnë prishjen e vendimit të Shkallës së Parë dhe pushimin e çështjes në ngarkim të tyre.

Nga ana tjetër, ankim për vendimin që dënoi me gjobë dy mjekët kanë depozituar edhe përfaqësuesit e Prokurorisë. Burimet pohuan se Prokuroria pretendon në ankim se Gjykata e Shkallës së Parë ka gabuar kur dënoi vetëm me gjobë mjekët e akuzuar.

Prokuroria këmbëngul në dënimin e tyre me nga pesë vjet heqje lirie, si fajtorë për akuzën e “mjekimit të pakujdesshëm”. Tri ankimet në fjalë janë depozituar në Apel më 27, 28 dhe 30 dhjetor të vitit të kaluar. Mësohet se ende nuk është përcaktuar data e seancës së parë të këtij shqyrtimi në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Gjykimi i mjekëve Rexhepi dhe Burba në Shkallën e Parë përfundoi më 21 dhjetor 2016. Ata u gjobitëm me nga 400 mijë lekë gjobë, nga pesë vjet burg që kërkoi Prokuroria në konkluzionet përfundimtare.

“Marrja përsipër dhe futja ne operacion e pacientes pa këto analiza, nga mjeku anesteziolog, e pandehura Elona Burba dhe ai obstetër, i pandehuri Petrit Rexhepi, përbëjnë neglizhencë të të pandehurve në ushtrimin e detyrës”, arsyetonte Gjykata e Shkallës së Parë në vendim.

Në trend Magazina

Më shumë
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother

“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother

Magazina
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati

Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati

Magazina
Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Magazina
Sinead O'Connor u la fëmijëve të saj 1.6 milionë euro në testament

Sinead O'Connor u la fëmijëve të saj 1.6 milionë euro në testament

Magazina
Zhaklin Lekatari: Gjesti është fenomen dhe personazhi më i përfolur i këtij Big Brother

Zhaklin Lekatari: Gjesti është fenomen dhe personazhi më i përfolur i këtij Big Brother

Magazina
Kalo në kategori