Mjekët kanë pranuar: Për këto sëmundje të rënda pacientët më së shpeshti marrin diagnozë të gabuar!

Diagnoza e gabuar është gabimi më i shpeshtë mjekësor, por edhe më seriozi
Nuk është e njohur e dhëna se njerëz janë dëmtuar me diagnozë të gabuar, mirëpo vlerësohet që rreth 40.000 deri në 80.000 raste të vdekjeve në spitalet amerikane çdo vit janë të lidhura me diagnozën e gabuar! – transmeton Telegrafi.
Për të zbuluar cilat gjendje mjekët më së shpeshti i diagnostikojnë gabimisht, por të cilat mund të çojnë deri në vdekje apo dëmtime të mëdha, ekspertët kanë hulumtuar dhe analizuar më shumë se 1.000 raste të paraqitura të shërimit të pandërgjegjshëm.
Rezultatet janë publikuar në revistën Diagnosis.
“Ekzistojnë përafërsisht 10.000 sëmundje nga të cilat secila manifestohet nëpërmjet simptomave të ndryshme, andaj mund të jetë pak dekurajuese të mendohet si të zgjidhet problemi i diagnozave të gabuara”, ka thënë dr. David Newman Toker, drejtor i Institutit për diagnoza të suksesshme.
“Treshja e madhe”
Ekipi hulumtues ka përfunduar që është për t’u befasuar numri i vogël i gjendjeve shëndetësore i lidhur me gabimet më të shpeshta në diagnozë.
Tri sëmundje të ndryshme kanë qenë përgjegjëse për gabimet më serioze: Infeksionet, problemet vaskulare dhe karcinomet.
Shkencëtarët kanë studiuar sa janë serioze dhe të shpeshta dhe ku ndodhin më shpesh.
Më shumë se një e treta e gabimeve, të cilat kanë shkaktuar vdekje apo dëmtime të rënda, janë të lidhura me tumoret.
Diagnoza e gabuar te problemet vaskulare ndodhin në 22% të rasteve, ndërkaq 13,5 për qind te infeksionet.
“Treshen e madhe” shkencëtarët e kanë ndarë në 15 gjendje specifike dhe në majë janë karcinoma e mushkërive, sulmi në tru dhe helmimet.
Në listë janë gjendur edhe sulmi në zemër, melanoma, karcinoma e prostatës dhe gjirit.
“Këto rezultate kanë ndihmuar me rastin e krijimit të “hartës” në mënyrë që më lehtë të kuptojmë cilat probleme duhet patjetër të zgjidhen në sistemin mjekësor”, përfundoi dr. David Newman Toker. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa