Mjedisi dhe evropianët e rinj në Ditën e Evropës

Emërtimin si “evropianët e rinj” kemi filluar ta dëgjojmë në opionin publik pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e që ishte një idealizim për orientimin proevropian dhe propërendimor të shtetit më të ri në Evropë. Edhe para shpalljes së pavarësisë, kosovarët kanë shprehur haptas dhe fuqishëm aspiratën e tij drejt Bashkimit Evropian por edhe popullsisë më të re në Evropë
Kjo aspiratë u mbështet edhe nga partitë politike, institucionet e përkohshme qeverisëse të para-pavarësisës dhe të gjitha qeveritë e Kosovës së pavarur. Si rezultat i këtij vullneti, por edhe i prezencës politike, ekonomike dhe të sigurisë në terren, BE-ja ka fillar ta vlerësoj progresin e Kosovës në fushën e reformave dhe plotësimit të standardeve përmes instrumentit të Raportit të Progresit, të cilin e përdor për të gjitha shtetet kandidate e që është sipas kritereve politike, ekonomike dhe të përshtatjes së legjislacionit. Prej vitit 2006, sa herë që Komisioni Evropian publikonte Raportin, ai pritej me interesim të madh sa i përket vlerësimeve për progresin e vendit në 32 kapitujt e tij. Ky vlerësim zakonisht trumbetohej me tone pozitivite nga qeveritë në mandate duke proklamuar arritje, ndërsa kritikohej nga opozita dhe shoqëria civile në pikat e ngecjeve e që ishin shumica.
I përgatitur në mënyrë gjithpërfshirëse dhe në një proces të gjerë konsultativ nga Komisioni Evropian, me kontibutin me të dhëna nga institucionet qeverisëse vendore. Raporti vlerësohet si një instrument i neutral, objektiv dhe i panashëm që prezanton gjendjen e reformave por gjithmonë duke ofruar rekomandime për përmirësim. Vlerësimet e Raportit janë sipas shkallëve: 1) asnjë përparim, 2) progres i kufizuar, 3) progres i vogël, 4) progres i mirë e deri te 5) progres substancial. Për analogji, lexuesi mund të krahasoj këto shkallë vlerësimi me suksesin e nxënësit (prej 1-5) për angazhimin në mësim gjatë vitit shkollor.
Në kuadër të Raportit të Progresit si dokument, janë katër kapituj që përbëjnë klasterin Agjenda e Gjelbër: 14 (Politikat e transportit), 15 (Energjia), 21 (Rrjetet trans-evropiane) dhe 27 (Mjedisi dhe ndryshimet klimatike). Agjendën e Gjelbër (Green Agenda) është një dokument i dakorduar për Ballkanin Përendimore, që derivon nga Marrëveshja e Gjelbër (EU Green Deal) të cilin duhet ta ndjek Kosova dhe shtetet kandidate të Ballkanit Përendimor në rrugën e tyre integruese në fushën e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike. Janë edhe disa kapituj tjerë që lidhen me progresin e synuar në këtë agjendë si energjia, bujqësia, industria, shëndeti publik etj. Mjedisi ku jetonin evropianët e rinj, ishte dhe vazhdon të jetë larg standardeve të evropianëve përendimor. Duke u dominuar nga çështje më të mëdha si dialogu, korrupsioni, zbatimi i ligjit, ekonomia etj., gjetjet e Raportit për zhvillimet mjedisore shumë rrallë ngjante të diskutoheshin në publik.
A perceptohen dhe vlerësohen njëjtë progresi në fushën e mjedisit dhe ndryshimet klimatike nga burokracia e zyrave që e përgatitin Raportin e Progresit me qytetarët që e jetojnë dhe përjetojnë situatën mjedisore në baza ditore: ajrin e ndotur, ujin e pasigurt në cilësi dhe sasi, ndotjen nga mbeturinat, degradimin e natyrës, zhurmën etj.? Një projekt hulumtues nga Universiteti i Prishtinës, i mbështetur nga Open Society Foundations for Western Balkans përgjatë pesë muajve ka bërë një analizë të raporteve të pesë viteve të fundit (2020-2024) për kapitullin 27- Mjedisi dhe Ndryshimet klimatike. Hulumtimi ka bërë edhe një krahasim të vlerësimeve që bën Raporti i Progresit 2024 për kapitullin 27 dhe vlerësimeve nga 243 respondentë (studentë dhe staf akademik të universiteteve publike) lidhur me progresin e Kosovës, duke përdor saktësisht të njëjtat shkallë të vlerësimit me të raportit.
Fillimisht, hulumtimi ka bërë një krahasim me vendet fqinje lidhur me progresin në kapitullin 27 përgjatë viteve 2020-24 për të parë se ku jemi në krahasim me to. Kosova, Shqipëria dhe Bosnja Hercegovina dhe Maqedonia e Veriu janë vlerësuar me progres të kufizuar, ndërsa më mirë qëndrojnë fqinjët tanë verior: Mali i Zi dhe Serbia që edhe janë më të avancuara në agjendën për anëtarsim. Në pesë vitet e fundit Kosova është vlerësuar nga Komisioni Evropian me progres të kufizuar në fushën e mjedisit. Në politikat e ndryshimeve klimatike, prej vitit 2020 kur nuk është shënuar progres, viti 2024 vlerësohet një progres i mirë e që lidhet me miratimin e Ligjit për Ndryshimet klimatike. Në lidhje me seksionet që mbulon kapitulli, janë dy fusha që në pesë vitet e fundit nuk kanë shënuar asnjë progres (no progress): ndotja nga zhurma dhe mbrojtja nga kimikatet, ndërsa ndotja industriale në katër vjet nuk ka progres.
Lidhur me besueshmërinë e vlerësimeve të Raportit të Progresit, del se shumica e respondentëve në shkallën prej 10-100%, i besojnë mbi 60%. Kjo duhet të merret në konsideratë nga institucionet se përveç se instrument vlerësues i paanshëm dhe objektiv, është edhe i besueshëm. Kjo përforcohet edhe nga gjetjet e hulumtimit: në 10 nga 19 seksionet e analizuara, vlerësimet e Raportit përputhen plotësisht me ato të respondentëve (edhe pse ¾ e tyre nuk e kishin lexuar asnjëherë Raportin). Në shtatë seksione, respondentët vlerësojnë progres më të mirë në terren se sa në Raport, ndërsa në dy prej tyre gjendja vlerësohet më e keqe se sa ajo që e ka vlerësuar Raporti. Fushat ku respondentët kanë pasur vlerësimet më pozitive për zhvillime janë: efiçienca energjetike, menaxhimi i mbeturinave dhe i ujërave. Tri fusha ku nuk ka asnjë progres në jetën e përditshme të kosovarëve janë: ndotja nga zhurma, ndotja nga rrezatimi dhe menaxhimi i pyjeve.
[rebelmouse-image 61385813 alt="renewable energy" caption="None" crop_info="%7B%22image%22%3A%20%22https%3A//assets.rbl.ms/61385813/origin.jpg%22%2C%20%22thumbnails%22%3A%20%7B%22origin%22%3A%20%22https%3A//assets.rbl.ms/61385813/origin.jpg%22%2C%20%222000x1500%22%3A%20%22https%3A//rebelmouse.telegrafi.com/media-library/eyJhbGciOiJIUzI1NiIsInR5cCI6IkpXVCJ9.eyJpbWFnZSI6Imh0dHBzOi8vYXNzZXRzLnJibC5tcy82MTM4NTgxMy9vcmlnaW4uanBnIiwiZXhwaXJlc19hdCI6MTc2MTM4NTg5NX0.hCYfPCfW8eU3NtF2QxEDddnsLH_tFNJKU602NAB5seo/image.jpg%3Fwidth%3D2000%26height%3D1500%26coordinates%3D106%252C0%252C107%252C0%22%2C%20%22600x%22%3A%20%22https%3A//rebelmouse.telegrafi.com/media-library/eyJhbGciOiJIUzI1NiIsInR5cCI6IkpXVCJ9.eyJpbWFnZSI6Imh0dHBzOi8vYXNzZXRzLnJibC5tcy82MTM4NTgxMy9vcmlnaW4uanBnIiwiZXhwaXJlc19hdCI6MTc2MTM4NTg5NX0.hCYfPCfW8eU3NtF2QxEDddnsLH_tFNJKU602NAB5seo/image.jpg%3Fwidth%3D600%22%2C%20%22980x%22%3A%20%22https%3A//rebelmouse.telegrafi.com/media-library/eyJhbGciOiJIUzI1NiIsInR5cCI6IkpXVCJ9.eyJpbWFnZSI6Imh0dHBzOi8vYXNzZXRzLnJibC5tcy82MTM4NTgxMy9vcmlnaW4uanBnIiwiZXhwaXJlc19hdCI6MTc2MTM4NTg5NX0.hCYfPCfW8eU3NtF2QxEDddnsLH_tFNJKU602NAB5seo/image.jpg%3Fwidth%3D980%22%2C%20%22750x1000%22%3A%20%22https%3A//rebelmouse.telegrafi.com/media-library/eyJhbGciOiJIUzI1NiIsInR5cCI6IkpXVCJ9.eyJpbWFnZSI6Imh0dHBzOi8vYXNzZXRzLnJibC5tcy82MTM4NTgxMy9vcmlnaW4uanBnIiwiZXhwaXJlc19hdCI6MTc2MTM4NTg5NX0.hCYfPCfW8eU3NtF2QxEDddnsLH_tFNJKU602NAB5seo/image.jpg%3Fwidth%3D750%26height%3D1000%26coordinates%3D480%252C0%252C480%252C0%22%2C%20%22600x200%22%3A%20%22https%3A//rebelmouse.telegrafi.com/media-library/eyJhbGciOiJIUzI1NiIsInR5cCI6IkpXVCJ9.eyJpbWFnZSI6Imh0dHBzOi8vYXNzZXRzLnJibC5tcy82MTM4NTgxMy9vcmlnaW4uanBnIiwiZXhwaXJlc19hdCI6MTc2MTM4NTg5NX0.hCYfPCfW8eU3NtF2QxEDddnsLH_tFNJKU602NAB5seo/image.jpg%3Fwidth%3D600%26height%3D200%26coordinates%3D0%252C320%252C0%252C320%22%2C%20%2235x35%22%3A%20%22https%3A//rebelmouse.telegrafi.com/media-library/eyJhbGciOiJIUzI1NiIsInR5cCI6IkpXVCJ9.eyJpbWFnZSI6Imh0dHBzOi8vYXNzZXRzLnJibC5tcy82MTM4NTgxMy9vcmlnaW4uanBnIiwiZXhwaXJlc19hdCI6MTc2MTM4NTg5NX0.hCYfPCfW8eU3NtF2QxEDddnsLH_tFNJKU602NAB5seo/image.jpg%3Fwidth%3D35%26height%3D35%22%2C%20%22600x300%22%3A%20%22https%3A//rebelmouse.telegrafi.com/media-library/eyJhbGciOiJIUzI1NiIsInR5cCI6IkpXVCJ9.eyJpbWFnZSI6Imh0dHBzOi8vYXNzZXRzLnJibC5tcy82MTM4NTgxMy9vcmlnaW4uanBnIiwiZXhwaXJlc19hdCI6MTc2MTM4NTg5NX0.hCYfPCfW8eU3NtF2QxEDddnsLH_tFNJKU602NAB5seo/image.jpg%3Fwidth%3D600%26height%3D300%26coordinates%3D0%252C160%252C0%252C160%22%2C%20%221200x600%22%3A%20%22https%3A//rebelmouse.telegrafi.com/media-library/eyJhbGciOiJIUzI1NiIsInR5cCI6IkpXVCJ9.eyJpbWFnZSI6Imh0dHBzOi8vYXNzZXRzLnJibC5tcy82MTM4NTgxMy9vcmlnaW4uanBnIiwiZXhwaXJlc19hdCI6MTc2MTM4NTg5NX0.hCYfPCfW8eU3NtF2QxEDddnsLH_tFNJKU602NAB5seo/image.jpg%3Fwidth%3D1200%26height%3D600%26coordinates%3D0%252C160%252C0%252C160%22%2C%20%22300x%22%3A%20%22https%3A//rebelmouse.telegrafi.com/media-library/eyJhbGciOiJIUzI1NiIsInR5cCI6IkpXVCJ9.eyJpbWFnZSI6Imh0dHBzOi8vYXNzZXRzLnJibC5tcy82MTM4NTgxMy9vcmlnaW4uanBnIiwiZXhwaXJlc19hdCI6MTc2MTM4NTg5NX0.hCYfPCfW8eU3NtF2QxEDddnsLH_tFNJKU602NAB5seo/image.jpg%3Fwidth%3D300%22%2C%20%22210x%22%3A%20%22https%3A//rebelmouse.telegrafi.com/media-library/eyJhbGciOiJIUzI1NiIsInR5cCI6IkpXVCJ9.eyJpbWFnZSI6Imh0dHBzOi8vYXNzZXRzLnJibC5tcy82MTM4NTgxMy9vcmlnaW4uanBnIiwiZXhwaXJlc19hdCI6MTc2MTM4NTg5NX0.hCYfPCfW8eU3NtF2QxEDddnsLH_tFNJKU602NAB5seo/image.jpg%3Fwidth%3D210%22%2C%20%221200x400%22%3A%20%22https%3A//rebelmouse.telegrafi.com/media-library/eyJhbGciOiJIUzI1NiIsInR5cCI6IkpXVCJ9.eyJpbWFnZSI6Imh0dHBzOi8vYXNzZXRzLnJibC5tcy82MTM4NTgxMy9vcmlnaW4uanBnIiwiZXhwaXJlc19hdCI6MTc2MTM4NTg5NX0.hCYfPCfW8eU3NtF2QxEDddnsLH_tFNJKU602NAB5seo/image.jpg%3Fwidth%3D1200%26height%3D400%26coordinates%3D0%252C320%252C0%252C320%22%2C%20%22600x600%22%3A%20%22https%3A//rebelmouse.telegrafi.com/media-library/eyJhbGciOiJIUzI1NiIsInR5cCI6IkpXVCJ9.eyJpbWFnZSI6Imh0dHBzOi8vYXNzZXRzLnJibC5tcy82MTM4NTgxMy9vcmlnaW4uanBnIiwiZXhwaXJlc19hdCI6MTc2MTM4NTg5NX0.hCYfPCfW8eU3NtF2QxEDddnsLH_tFNJKU602NAB5seo/image.jpg%3Fwidth%3D600%26height%3D600%26coordinates%3D320%252C0%252C320%252C0%22%2C%20%221245x700%22%3A%20%22https%3A//rebelmouse.telegrafi.com/media-library/eyJhbGciOiJIUzI1NiIsInR5cCI6IkpXVCJ9.eyJpbWFnZSI6Imh0dHBzOi8vYXNzZXRzLnJibC5tcy82MTM4NTgxMy9vcmlnaW4uanBnIiwiZXhwaXJlc19hdCI6MTc2MTM4NTg5NX0.hCYfPCfW8eU3NtF2QxEDddnsLH_tFNJKU602NAB5seo/image.jpg%3Fwidth%3D1245%26height%3D700%26coordinates%3D0%252C100%252C0%252C100%22%2C%20%22600x400%22%3A%20%22https%3A//rebelmouse.telegrafi.com/media-library/eyJhbGciOiJIUzI1NiIsInR5cCI6IkpXVCJ9.eyJpbWFnZSI6Imh0dHBzOi8vYXNzZXRzLnJibC5tcy82MTM4NTgxMy9vcmlnaW4uanBnIiwiZXhwaXJlc19hdCI6MTc2MTM4NTg5NX0.hCYfPCfW8eU3NtF2QxEDddnsLH_tFNJKU602NAB5seo/image.jpg%3Fwidth%3D600%26height%3D400%26coordinates%3D0%252C0%252C0%252C0%22%2C%20%221000x750%22%3A%20%22https%3A//rebelmouse.telegrafi.com/media-library/eyJhbGciOiJIUzI1NiIsInR5cCI6IkpXVCJ9.eyJpbWFnZSI6Imh0dHBzOi8vYXNzZXRzLnJibC5tcy82MTM4NTgxMy9vcmlnaW4uanBnIiwiZXhwaXJlc19hdCI6MTc2MTM4NTg5NX0.hCYfPCfW8eU3NtF2QxEDddnsLH_tFNJKU602NAB5seo/image.jpg%3Fwidth%3D1000%26height%3D750%26coordinates%3D106%252C0%252C107%252C0%22%2C%20%22300x300%22%3A%20%22https%3A//rebelmouse.telegrafi.com/media-library/eyJhbGciOiJIUzI1NiIsInR5cCI6IkpXVCJ9.eyJpbWFnZSI6Imh0dHBzOi8vYXNzZXRzLnJibC5tcy82MTM4NTgxMy9vcmlnaW4uanBnIiwiZXhwaXJlc19hdCI6MTc2MTM4NTg5NX0.hCYfPCfW8eU3NtF2QxEDddnsLH_tFNJKU602NAB5seo/image.jpg%3Fwidth%3D300%26height%3D300%26coordinates%3D320%252C0%252C320%252C0%22%2C%20%221200x800%22%3A%20%22https%3A//rebelmouse.telegrafi.com/media-library/eyJhbGciOiJIUzI1NiIsInR5cCI6IkpXVCJ9.eyJpbWFnZSI6Imh0dHBzOi8vYXNzZXRzLnJibC5tcy82MTM4NTgxMy9vcmlnaW4uanBnIiwiZXhwaXJlc19hdCI6MTc2MTM4NTg5NX0.hCYfPCfW8eU3NtF2QxEDddnsLH_tFNJKU602NAB5seo/image.jpg%3Fwidth%3D1200%26height%3D800%26coordinates%3D0%252C0%252C0%252C0%22%2C%20%22700x1245%22%3A%20%22https%3A//rebelmouse.telegrafi.com/media-library/eyJhbGciOiJIUzI1NiIsInR5cCI6IkpXVCJ9.eyJpbWFnZSI6Imh0dHBzOi8vYXNzZXRzLnJibC5tcy82MTM4NTgxMy9vcmlnaW4uanBnIiwiZXhwaXJlc19hdCI6MTc2MTM4NTg5NX0.hCYfPCfW8eU3NtF2QxEDddnsLH_tFNJKU602NAB5seo/image.jpg%3Fwidth%3D700%26height%3D1245%26coordinates%3D600%252C0%252C600%252C0%22%2C%20%221500x2000%22%3A%20%22https%3A//rebelmouse.telegrafi.com/media-library/eyJhbGciOiJIUzI1NiIsInR5cCI6IkpXVCJ9.eyJpbWFnZSI6Imh0dHBzOi8vYXNzZXRzLnJibC5tcy82MTM4NTgxMy9vcmlnaW4uanBnIiwiZXhwaXJlc19hdCI6MTc2MTM4NTg5NX0.hCYfPCfW8eU3NtF2QxEDddnsLH_tFNJKU602NAB5seo/image.jpg%3Fwidth%3D1500%26height%3D2000%26coordinates%3D480%252C0%252C480%252C0%22%7D%2C%20%22manual_image_crops%22%3A%20%7B%229x16%22%3A%20%7B%22sizes%22%3A%20%5B%22700x1245%22%5D%2C%20%22top%22%3A%200%2C%20%22height%22%3A%201280%2C%20%22width%22%3A%20720%2C%20%22left%22%3A%20600%7D%2C%20%22600x300%22%3A%20%7B%22sizes%22%3A%20%5B%22600x300%22%5D%2C%20%22top%22%3A%20160%2C%20%22height%22%3A%20960%2C%20%22width%22%3A%201920%2C%20%22left%22%3A%200%7D%2C%20%223x1%22%3A%20%7B%22sizes%22%3A%20%5B%221200x400%22%2C%20%22600x200%22%5D%2C%20%22top%22%3A%20320%2C%20%22height%22%3A%20640%2C%20%22width%22%3A%201920%2C%20%22left%22%3A%200%7D%2C%20%223x2%22%3A%20%7B%22sizes%22%3A%20%5B%221200x800%22%2C%20%22600x400%22%5D%2C%20%22top%22%3A%200%2C%20%22height%22%3A%201280%2C%20%22width%22%3A%201920%2C%20%22left%22%3A%200%7D%2C%20%221x1%22%3A%20%7B%22sizes%22%3A%20%5B%22600x600%22%2C%20%22300x300%22%5D%2C%20%22top%22%3A%200%2C%20%22height%22%3A%201280%2C%20%22width%22%3A%201280%2C%20%22left%22%3A%20320%7D%2C%20%223x4%22%3A%20%7B%22sizes%22%3A%20%5B%221500x2000%22%2C%20%22750x1000%22%5D%2C%20%22top%22%3A%200%2C%20%22height%22%3A%201280%2C%20%22width%22%3A%20960%2C%20%22left%22%3A%20480%7D%2C%20%2216x9%22%3A%20%7B%22sizes%22%3A%20%5B%221245x700%22%5D%2C%20%22top%22%3A%20100%2C%20%22height%22%3A%201080%2C%20%22width%22%3A%201920%2C%20%22left%22%3A%200%7D%2C%20%224x3%22%3A%20%7B%22sizes%22%3A%20%5B%222000x1500%22%2C%20%221000x750%22%5D%2C%20%22top%22%3A%200%2C%20%22height%22%3A%201280%2C%20%22width%22%3A%201707%2C%20%22left%22%3A%20106%7D%2C%20%222x1%22%3A%20%7B%22sizes%22%3A%20%5B%221200x600%22%2C%20%22600x300%22%5D%2C%20%22top%22%3A%20160%2C%20%22height%22%3A%20960%2C%20%22width%22%3A%201920%2C%20%22left%22%3A%200%7D%7D%7D" dam=1 expand=1 is_animated_gif="False" original_size="1920x1280" photo_credit="" site_id=27059106 title="29:"renewable-energy-1200x630.jpg"]
Institucionet përgjegjëse për adresimin e politikave mjedisore dhe të ndryshimeve klimatike janë tashmë të etabluara dhe me kompetenca të qarta. Hulumtimi tregon se ekziston pakënaqësi e madhe me punën e tyre ku në nivelin e pakënaqësisës së respondentëve prijnë Kuvendi i Kosovës, Qeveria dhe Ministria e Mjedisit. Janë pikërisht këto tri institucione që kanë përgjegjësitë kryesore ligjore e kushtetuese. Raporti i vitit 2024 konstaton se “mosprioritizimi i mjedisit dhe ndryshimeve klimatike e rrezikon kritikisht progresin e Kosovës drejt standardeve evropiane”. Për Ministrinë e Mjedisit, secili raport vjetor ka konstatuar ngecje dhe ka kërkuar urgjentisht forcimin e kapaciteteve njerëzore, infrastrukturore dhe buxhetore. Ky forcim nuk po ndodh e që nëkupton se rekomandimet nuk janë duke u marrë seriozisht. Buxheti për mjedisin gjithmonë ka qenë më i ulti, dhe jorastësisht hulumtimi tregoi se buxheti i donatorëve ndërkombëtar ka kontribuar më së shumti në përmirësimet aktuale të gjendjes mjedisore në vend.
Shpesh, si me ironi kur pyeten për prioritetet mjedisore në Kosovë, thuhet se këtu gjithçka është prioritet. Ndoshta edhe e vërtetë sepse probleme ka shumë dhe të paadresuara si dhe sa duhet. Megjithatë, tri pikat më prioritare që politikat në fushën e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike që qeverisjet e ardhshme duhet të adresojnë hulumtim ka nxjerrë: edukimi dhe vetëdijesimi i qytetarëve, aplikimi i parimeve ndërkombëtare mjedisore dhe harmonizimi i legjislacionit mjedisor me atë të BE-së. Po shihet se pak po punohet në vetëdijësimin e qytetarëve për ruajtjen e mjedisit dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike. Edukimi nga respondentët del si burim i dytë si burim informimi dhe njohurishë për mjedisin dhe ndryshimet klimatike (pas internetit dhe rrjeteve sociale). Ka mungesë të theksuar përmbajtjesh për mjedisin e sidomos për ndryshimet klimatike në kurrikulat e arsimit parauniversitar por edhe atë universitar. Një hulumtim i autorit të këtij shkrimi në vitin 2023, ka gjetur se në programet studimore të gjashtë universiteteve publike e pesë universiteteve private të Kosovës nuk ka asnjë kurs studimor që në titull mban fjalën kyçe “ndryshimet klimatike”. Sipas dy prioriteteve tjera, qytetarët nuk po kërkojnë asgjë më shumë se sa aplikimin e parimeve ndërkombëtare mjedisore siç janë: ndotësi paguan, përgjegjësia e zgjeruar e prodhuesit, përdorimi i mençur i resurseve natyrore, riciklimi etj. Nuk ka nevojë të ri-zbulohet uji i ngrohtë, por vetëm të bëjnë çfarë kanë bërë të tjerët para nesh dhe çfarë po kërkon BE-ja si lidere politike e politikave të gjelbra dhe ndryshimeve klimatike.
Nëse si shtet synojmë vërtetë anëtarësimin në BE, duhet shumë më seriozisht se deri sot t`ì marrim gjetjet dhe rekomandimet vjetore të raporteve të progresit si një hartë orientuese se si dhe sa duhet punuar në plotësimin e standardeve mjedisore. Duke qenë lidere globale në fushën e ruajtjes së mjedisit dhe luftës kundër ndryshimeve klimatike, BE-ja sigurisht se nuk do marrë brenda vetes shtete me probleme shtesë e të cilat mund dhe duhet t`i zgjidhin para anëtarësimit. Çdo ministër mjedisi, duhet ta marrë shumë më seriozisht kapitullin 27 të Raportit të Progresit, dhe në baza vjetore ta përshtat punën, veprimet, prioritetet, strategjitë sipas rekomandimeve. Nëpërmjet punës së përditshme drejt plotësimit të standardeve të BE-së dhe kërkesave të Acquis Communittaire do të përmirësohet cilësia e mjedisit ku jetojmë dhe të mbrohet shëndetin publik i evropianëve të rinjë. Dita e Evropës, 9 Maji në vend se të festojmë e pushojmë na thërret të punojmë fort për ta bërë jetën si të evropianëve “të vjetër”, që sot punojnë dhe nuk pushojnë.
Dr. Zeqir Veselaj, Profesor i Edukimit mjedisor në Universitetin e Prishtinës. Udhëheqës i hulumtimit “Ndërlidhja e politikës dhe perceptimit- Analizë e raporteve të progresit të Komisionit Evropian për zhvillimet mjedisore dhe ndryshimet klimatike në Kosovë” të mbështetur nga OSF Western Balkans Network
/Telegrafi/












































