LAJMI I FUNDIT:

‘Miza’ që mbushet energji nga laseri, për kërkim në rast të fatkeqësive dhe nuhatje të rrjedhjes së gazit (Video)

‘Miza’ që mbushet energji nga laseri, për kërkim në rast të fatkeqësive dhe nuhatje të rrjedhjes së gazit (Video)

Roboti në miniaturë që ka ngjashmëri të madhe me mizën dhe mund të mbushet energji me laser, po konsiderohet se revolucionarizues për kërkim në rast të fatkeqësive apo nuhatje të rrjedhës së gazit.

Megjithëse robotët në formë mizash janë krijuar para një kohe të gjatë, asnjë prej tyre nuk ka mundur të fluturojë vetëm, pa qenë e lidhur për teli, transmeton Telegrafi.

Inxhinierët në Universitetin e Uashingtonit e kanë krijuar RoboFly, që e ka bërë përplasjen e parë të krahëve, që po konsiderohet si fluturimi parë i ndonjë roboti, që mund të lëvizë i pavarur.


Ekipi prapa pajisjes, konsideron se ky është një hap i rëndësishëm dhe mund të arrijë që ta nisin në fluturim brenda pesë vitesh.

RoboFLy nuk është më i rëndë se një kruese dhëmbësh, ndërsa ka në trup një pjesë të mjaftueshme e cila mbushet me energji prej laserit dhe i ndihmon që t’i rrahë krahët.

Më herët, elektronika që e kishin robotët si insekte, kishte peshë aq të rëndë sa që ua pamundësonte në ngriheshin.

“Ideja e krijimit të robotit mizë, që lëvizë pa kabllo, dukej se ishte fanta-shkencë. Punuam në atë drejtim, që ta bëjmë realitet dhe ia dolëm” ka thënë Sawyer Fuller, inxhinieri në krye të këti projekti.

Ekipi është duke punuar në sensorë, që do t’i ndihmojnë të orientohet sa më mirë, në mënyrë që të jetë sa më autonom në intervenimet e ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Foto e pasaportës 95-vjeçare i lë përdoruesit e rrjeteve sociale të habitur

Foto e pasaportës 95-vjeçare i lë përdoruesit e rrjeteve sociale të habitur

Interesante
Kolumbiani shënon rekord botëror me një marifet të çuditshëm

Kolumbiani shënon rekord botëror me një marifet të çuditshëm

Interesante
Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre

Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre

Interesante
Mijëra breshka të vogla lirohen në Brazil

Mijëra breshka të vogla lirohen në Brazil

Ishte thënë se macet vrasin 700 milionë zogj në vit, qeveria skoceze konfirmon se nuk do të ndalohen këto kafshë shtëpiake

Ishte thënë se macet vrasin 700 milionë zogj në vit, qeveria skoceze konfirmon se nuk do të ndalohen këto kafshë shtëpiake

Interesante
Pasagjeri paguan për ulëse afër dritares në aeroplan, në vend të saj merr një

Pasagjeri paguan për ulëse afër dritares në aeroplan, në vend të saj merr një "mur"

Interesante
Kalo në kategori