Mitrovicë, dëmtohen dy lokale dhe një dyqan si pasojë e një shpërthimi

Dy lokale dhe një dyqan janë dëmtuar mëngjesin e sotëm në Mitrovicën jugore, si pasojë e një mjeti shpërthyes.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 03:20, është raportuar se në sheshin ‘Adem Jashari’ si pasojë e një shpërthimi janë dëmtuar xhamat e dy kafeneve dhe një dyqani. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar".
Zahiti tha se rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/06/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































