Komuna e Mitrovicës Veriore ka vendosur dy kioska të reja të shërbimeve automatike (PASS 24/7), të cilat ofrojnë mundësinë e marrjes së dokumenteve publike në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë, përcjell Telegrafi.

Njëra kioskë është vendosur pranë objektit të komunës, ndërsa tjetra në Lagjen e Lole Ribara, duke mundësuar qytetarëve qasje në shërbime 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.




Ky hap konsiderohet një përparim i rëndësishëm drejt digjitalizimit dhe ofrimit të shërbimeve moderne për banorët e komunës. /Telegrafi/