LAJMI I FUNDIT:

Rruga e re e mafies shqiptare për trafikimin e emigrantëve

Rruga e re e mafies shqiptare për trafikimin e emigrantëve

E përditshmja angleze “The Mirror” i ka kushtuar sërish një artikullit anës së errët të shqiptarëve – trafikantëve që çojnë njerëz kontrabandë në Britani.

“Mafia shqiptare ka gjetur një rrugë të re për trafikimin e emigrantëve në Britani, duke përdorur një port të frekuentuar spanjoll,” shkruan Mirror.

Shuma që trafikantët marrin është mbi 2500 funte për person për refugjatë nga Ballkani, Iraku, Afganistani e Siria. Rruga që ata përdorin është qyteti i Bilbaos në Spanjë.


Hetimi i “Sunday People” zbuloi se pasi u dorëzojnë shumën e majme bosëve të mafies, emigrantëve u jepet një telefon dhe një shifër prej 700 funtesh në dorë, në mënyrë që t’ua japin trafikantëve që do të merren me shpërndarjen e tyre në Britani.

Të gënjyer me premtimin për punë të jashtëligjshme në Londër, në lavazhe apo ndërtim, ata janë të pavetëdijshëm që do të përfundojnë në mëshirën e bandave.

Madje, një i ri shqiptar nga Peshkopia, i quajtur Ismail, i cili qëndronte së bashku me nipin e tij në një çadër dy vendëshe, në intervistë për “Sunday People” tha: “S’kisha rrugë tjetër si të vija në Angli. E di që ka njerëz të cilët mund t’i paguash, por unë nuk kam para. Më duhet ta provoj që të shkoj atje pa para, duke trafikuar veten“.

Në mesin e të ndaluarve përfshiheshin 60 irakianë, 45 afganë dhe 25 pakistanezë. Deri më tani, shkruan gazeta, 950 prej tyre erdhën nga Shqipëria.

Me papunësinë e lartë në vend në mesin e të rinjve, shumë të tjerë janë emigrantë ekonomikë. Shumë hidhen nëpër kamionë në lëvizje ose fshihen nëpër trajlerë të parkuar me shpresën që të mund të sigurojnë rrugën.

Të tjerë ndihmohen që futen në kontenierë, duke rrezikuar që të asfiksohen ndërkohë që ndodhen në pritje që dyert të hapen sërish, shkruan The Mirror.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori