LAJMI I FUNDIT:

Mirlind Kryeziu flet për gjendjen e tij pasi u infektua me COVID-19: Jam mirë nuk ka simptoma

Mirlind Kryeziu flet për gjendjen e tij pasi u infektua me COVID-19: Jam mirë nuk ka simptoma

Sot gjatë ditës doli lajmi se mbrojtësi i Zurichut dhe Kosovës, Mirlind Kryeziu është i infektuar me coronavirus.

Shtatlarti në një intervistë për Telegrafin ka folur për gjendjen e tij shëndetësore dhe si erdhi deri te momenti kur e kuptoi që është i infektuar me COVID-19.

“Para dy ditësh kisha ethe dhe vendosa që të kontrollohem te mjeku. Pasi bëri analizat e gjakut dhe testin për COVID-19, mjekët më thanë se analizat e gjakut janë shumë mirë dhe mund të kthehem në stërvitje, por të pres derisa të dal edhe testi për COVID-19”.


Kur e mori lajmin ai ishte mirë dhe vazhdon të jetë ashtu, pasi nuk ka simptoma, por i duhet të qëndrojë i vetizoluar.

“Më vonë më lajmëruan se kam dal pozitiv në test. Tani jam izoluar, por jam mirë më shëndet, nuk kam simptoma tjera”.

Mbrojtësi kishte kapur formën më të mirë me Zurichun, ku kishte arritur të shënonte edhe një gol dhe i vjen keq që duhet të ndalet tani.

“Më vjen keq që erdhi në këtë kohë, pasi kisha kapur formën dhe kisha dëshirë që t’i ndihmoja shokët e skuadrës në këto ndeshjet e fundit”, ka thënë Kryeziu për Telegrafin.

Kryeziu ka luajtur pothuajse në të gjitha ndeshjet e fundit të Zurich, ndërsa në total këtë sezon ka zhvilluar 18 ndeshje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori