LAJMI I FUNDIT:

Mirlind Daku i siguron një pikë Rubin Kazanit përballë CSKA Moskës – merr çmimin ‘Lojtari i ndeshjes’

Mirlind Daku i siguron një pikë Rubin Kazanit përballë CSKA Moskës – merr çmimin ‘Lojtari i ndeshjes’

Rubin Kazani ka luajtur në udhëtim ndaj CSKA Moskës në ndeshjen e cila ishte e vlefshme për xhiron e 27-të në elitën e futbollit rus dhe përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.

Në këtë takim për 90 minuta u paraqit sulmuesi shqiptar Mirlind Daku i cili shkëlqeu me paraqitjen e tij në fushë.

Daku shënoi në minutën e 92-të të takimit për t’i fituar një pikë të vlefshme Rubin Kazanit në këtë takim.


Ky ishte goli i tetë i Dakut në 25 ndeshje të luajtura në Superligën e Rusisë teksa ka kontribuar edhe me katër asistime.

Për paraqitjen e tij fantastike në këtë ndeshje, Daku u vlerësua me notën 7.9 nga Sofascore.

Për 90 minuta sulmuesi shtatgjatë pati gjashtë goditje në drejtim të portës, katër duele të fituara dhe dy driblime të kompletuara.

Daku do të shpresojë që këtë formë pozitive ta vazhdojë edhe javën e ardhshme ku Rubin Kazani do të jetë nikoqir i Rostovit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Liga e Kampionëve
Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

La Liga
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Premier League
Kalo në kategori