Administrata Tatimore e Kosovës ka vazhduar edhe sot konsultimet publike me bizneset, odat ekonomike, shoqatat, shoqërinë civile, media, donatorë dhe institucionet publike, të cilat janë duke u mbajtur për t’i paraprirë hartimit dhe implementimit të Planit për Përmirësimin e Integritetit të Administratës Tatimore të Kosovës.
Ky plan ka për qëllim të identifikojë fushat që kontribuojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi në ambiciet e menaxhmentit për përmirësimin e efikasitetit dhe të integritetit të ATK-së. Hartimi i këtij plani është duke u mbështetur nga Programi i USAID-it për Qeverisjen Ekonomike në Kosovë, që njëherësh është edhe bashkorganizator i procesit të konsultimeve publike.
Këto tryeza konsultative ishin të rëndësishme për ndërtimin e dialogut të strukturuar të parë të këtij lloji për të inkurajuar kontributin publik për të përmirësuar transparencën dhe llogaridhënien e ATK-së. Rreth 100 pjesëmarrës kanë dhënë rekomandime e tyre lidhur me pritshmëritë për integritetin e ATK-së.
Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj ne tryezën e sotme me Odat dhe përfaqësuesit e bizneseve, tha se ATK ka arritur përparim të mirë në përmirësimin e shërbimeve të saj për tatimpaguesit/qytetarët, duke mundësuar kryerjen e shërbimeve elektronike, përfshirë këtu deklarimin elektronik të tatimeve dhe ofrimin e shërbimeve të shumta përmes platformave elektronike; optimizmin e proceseve të brendshme, siç janë procedurat e rimbursimit të TVSH-së dhe është në proces të prezantimit të ndryshimeve në strukturën e saj institucionale për një menaxhim më efektiv të funksioneve kryesore.
Drejtori Murtezaj po ashtu foli edhe për matjet e institucioneve ndërkombëtare, me ç’rast tha se perceptimi i publikut për përfshirjen e zyrtarëve tatimor në korrupsion është nën mesataren rajonale, sipas raportit të SELDI 57% është mesatarja e perceptimit për zyrtaret tatimor në rajon, ndërsa 43% perceptimi për zyrtaret tatimore në Kosovë
Megjithatë, përmirësime të mëtejshme janë të nevojshme që ATK-ja të bëhet një shembull prijës në mesin e institucioneve publike që ofrojnë shërbime të cilësisë më të lartë për qytetarët. Sipas raportit të Asistencës Teknike (AT) të FMN-së për “Planin Afatmesëm për Forcimin e Performancës së Administratës Tatimore” nga shtatori i vitit 2018, perceptimi publik rreth ATK-së është që institucioni konsiderohet si një organizatë profesionale, megjithatë, rezultatet e hulumtimeve të njëpasnjëshme sugjerojnë se ekzistojnë mundësi për përmirësime.
Përfaqësuesi i Programit të USAID-it për Qeverisje Ekonomike në Kosovë, tha se “për rritjen ekonomike të shtyrë nga sektori privat, besimi ndërsjellë mes ATK-së dhe tatimpaguesve është thelbësor”.
Palët e interesit e mirëpriten këtë nismë dhe u potencua se një komunikim i tillë mes ATK-së dhe sektorit privat duhet të jetë i vazhdueshëm.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!