Mirënjohje nga INTERPOL-i për policinë e Maqedonisë për pjesëmarrje në aksionin global LIBERTERRA II
Mirënjohje e madhe për Policinë e Maqedonisë, e cila, krah për krah me policitë nga mbi 116 vende të botës, me sukses dhe në mënyrë profesionale mori masa brenda LIBERterra II të Interpol-it, e cila u promovua gjatë Asamblesë së Përgjithshme në Glasgov, Mbretëria e Bashkuar, kumtuan sot nga MPB-ja.
Në fillim të tetorit 2024, Ministria e Punëve Brendshme ishte nikoqire Shtabit Evropian Operativ, i vendosur në kuadër të Operacionit Ndërkombëtar LIBERTERAA II, i koordinuar nga Interpol-i, me pjesëmarrjen e 116 vendeve të botës.
Operacioni global kishte për qëllim identifikimin, zbulimin dhe agjësimin e grupeve kriminale të përfshira në kontrabandë me migrantë, trafikim të qenieve njerëzore dhe aktivitete të tjera kriminale.
Gjatë aktiviteteve operacionale të LIBERTERAA II, përveç pranisë të shteteve të rajonit evropian prania e prokurorëve nga rajoni kishte një rëndësi të veçantë, me qëllim të koordinimit të rasteve të përbashkëta operacionale të trafikimit njerëzor dhe migracionit të kundërligjshëm.
Përmes qasjes të koordinuar për të gjitha shërbimet përkatëse në nivelin nacional, para së gjithash, dhe pastaj në atë rajonal dhe ndërkombëtar, ky operacion shënoi suksese të konsiderueshme dhe arriti realizimin e qëllimeve të përcaktuara.
Në të gjitha fazat, faza para operacionale, faza operacionale dhe faza pas operacionale, u realizuan kontrolle aksionale dhe kontrolle të hollësishme për personat, automjetet dhe dokumentet, si dhe funksionimi i pikave të nxehta me praninë e përfaqësuesve të Sekretariatit të Përgjithshëm të Interpol-it në qendrat e pritjes për migrantë të kundërligjshëm.
“Janë zbuluar një numër i konsiderueshëm i migrantëve, kryesisht me origjinë nga Siria, Palestina dhe Egjipti, kurse për të potencuar janë raste të realizuara me sukses të kontrabandës dhe trafikimit të migrantëve, duke përfshirë prishjen e një prej rrjeteve më të rëndësishme të kontrabandës së migrantëve në vend, një operacion policorë me emrin e koduar “Kipper”, gjatë të cilit nga liria janë privuar shtatë të dyshuar, anëtarët e një grupi kriminal të organizuar për kontrabandën e migrantëve nga Siria, Kongo, Irak, Nigeri, përmes territorit të Maqedonisë në Serbi, si dhe operacioni policorë “Shipka”, ku një grup kriminal i organizuar për ndërmjetësim në prostitucion dhe trafik të paligjshëm të drogës është shkatërruar, duke privuar 13 persona, kurse janë zbuluar 35 shtetase të huaja nga Ukraina, Rusia, Serbia, Moldavia, Shqipëria, Kolumbia dhe Maqedonia”, theksohet në kumtesën.
Në rajonin tonë, qëndron në kumtesën nga MPB-ja, sfidat që lidhen me krizën e migrantëve janë akoma aktive, dhe kontrabanda e migrantëve mbetet një nga tregjet më tërheqëse kriminale.
“Përkundër faktit se përpjekjet për të kaluar nëpër vendin tonë kanë një prirje të zvogëluar, rruga transit e Ballkanit Perëndimor mbetet aktive, fleksibiliteti i të cilës përdoret nga kontrabanduesit për të krijuar mënyra të reja, duke përdorur mjete të sofistikuara teknologjike. Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe pjesëmarrja e vendit tonë në aktivitetet operacionale të koordinuara nga ana e Interpol-it flet për angazhimin tonë të plotë për bashkëpunim, kryerjen e hetimeve ndërkombëtare, si dhe zhvillimin e mekanizmave për shkëmbim të shpejtë të informatave. Përpjekjet tona të përditshme për të pozicionuar policinë e Maqedonisë në një faktor relevant në luftën kundër krimit ndërkombëtar janë të dukshme dhe të njohura nga partnerët tanë”, kumtuan nga MPB-ja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje