LAJMI I FUNDIT:

Miratohet strategjia për rini

Miratohet strategjia për rini

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar sot Strategjinë e Rinisë 2019-2023, e cila trajton preokupimet e kohës së sotme të të rinjve nga mosha 15 – 24 vjeç dhe politikat ndër sektoriale në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Me këtë rast, ministri Gashi tha se ky dokument strategjik do të jetë një mundësi për rininë në Kosovë që të jenë edhe më aktiv dhe më kërkues dhe në anën tjetër të jenë pjesëmarrës dhe vendimmarrës në proceset në Kosovë.

“Kjo është strategji gjithëpërfshirëse e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ka për synim përmirësimin e situatës së të rinjve të grup-moshave 15 – 24 vjeç, duke përfshirë të gjitha palët e interesit si nga sektori qeveritar ashtu edhe nga ai joqeveritar dhe po ashtu të nxitë edhe bashkëpunimin ndërmjet organizatave rinore veprimtaria e të cilave lidhet me rininë, si dhe ndërmjet organizmave qendrorë dhe atyre komunalë për të fuqizuar politikat dhe programet rinore”, tha ministri Gashi.


Ai po ashtu theksoi se një ndër qëllimet e kësaj strategjie është edhe përkrahja e të rinjve në fushën e inovacionit dhe të ideve kreative që ndikon në ofrimin e mundësive të reja për të rinjtë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori