LAJMI I FUNDIT:

Miratohet Plani për parandalim dhe kontroll të COVID-19

Miratohet Plani për parandalim dhe kontroll të COVID-19

Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse në Kosovë miratoi sot Planin për parandalim dhe kontroll të COVID19 (nëntor-prill 2021).

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se situata aktuale kërkon një angazhim dhe përkushtim shtesë për të kontrolluar situatën, ndërsa Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë do të mbështesin punën e profesionistëve shëndetësor në angazhimin e tyre për gjurmimin e rasteve me COVID-19, testimin e tyre dhe trajtimin klinik.

“Jemi në një moment kur rastet kanë shënuar rritje kudo, prandaj nga ne kërkohet që të vazhdojmë me angazhime sikurse deri më tani për të mbajtur situatën nën kontroll”, tha Zemaj.


Drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani tha se Plani për parandalim dhe kontroll të COVID19 (version 2.0) përfshin strategjinë e veprimit: gjej, testo, gjurmo, izolo me ofrim të testimeve laboratorike (publik dhe privat), përfshirje të organizatave të sektorit publik dhe privat dhe sigurimin e të gjitha burimeve të nevojshme për të mundësuar zbatimin e Planit për parandalim dhe kontroll të COVID-19.

Aspekte të detajuara nga Plani ka prezantuar Ariana Kalaveshi, udhëheqëse e Departamentit të Epidemiologjisë në IKSHPK.

Plani i miratuar nga Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka pesë pjesë të ndërlidhura mes veti siç janë: planifikimi dhe parashikimi, minitorimi i situatës dhe vlerësimi i riskut, menaxhimi i riskut dhe koordinimi, organizimi institucional, hulumtimi dhe reagimi si dhe komunikimi dhe komunikimi i riskut.

Ndryshe, Plani për parandalim dhe kontroll të COVID-19, i miratuar sot nga Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse në Kosovë (versioni 2.0) është përditësim i Planit për gatishmëri dhe reagim kundër COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori