Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka miratuar me 7 vota pro dhe 2 abstenime projektligjin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për plotësim- ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, duke krijuar kështu mundësinë që personat që kanë kryer krime gjatë luftës të gjykohen në mungesë.
Kryetarja e komisionit, Albulena Haxhiu duke e konsideruar si një iniciativë të vonuar, tha se ky ndryshim-plotësim i Kodit të Procedurës Penale lejon gjykimin në mungesë.
“Bazuar edhe për padrejtësinë e madhe që është bërë pas luftës gjatë këtyre gati 20 viteve ne kemi konsideruar që duhet të procedojmë tutje me gjykimin në mungesë, ashtu siç e kanë të rregulluara edhe vendet tjera të Bashkimit Evropian. Ky projektligj ka për qëllim lejimin dhe akuzimin dhe gjykimin e të pandehurve në mungesë siç e thash edhe më parë duke respektuar standardet e së drejtës në gjykim të drejtë. Ajo çfarë është e rëndësishme është që ky projektligj aplikohet vetëm pasi që shteren të gjitha mundësitë që i parasheh Kodi i procedurës penale”, tha Haxhiu.
Shqetësuese Haxhiu e ka konsideruar faktin se në Prokurorinë Speciale vetëm një prokuror merret me krime lufte, duke e shtuar nevojën që të ketë një projektligj tjetër që dokumenton të gjitha krimet e luftës.
Futjen e gjykimit në mungesë për të pandehurit në këtë projektligj, e ka konsideruar si shumë të nevojshëm edhe anëtari tjetër i komisionit për legjislacion Korab Sejdiu.
“Shumë prej gjykimeve sikurse për ato që janë kryer krime të luftës, por edhe ato të tjerat më vonë ose po stërzgjaten, ose nuk po ndodhin fare për arsye se po mungon dikush zakonisht në ato rastet kur po ke më shumë se një ose dy të pandehur, kështu që është një nismë dhe një ndryshim defenitivisht i nevojshëm për Kodin e Procedurës Penale”, u shpreh Sejdiu.
Shkumbin Demaliaj, anëtar i komisioni nga radhët e AAK-së, është shprehur kundër formimit të një Gjykatë Speciale për Kosovën, ndërsa tha se të dyshuarit serbë për krime lufte duhet të dënohen në mungesë nga gjykatat.
“Për qytetarët e Kosovës në këtë rast është krijuar një Gjykatë Speciale, ndërkaq për kriminelët që supozohet që kanë kryer dhe kanë kryer se janë të dukshme krimet në Kosovë ata duhet të merren gjykatat e Kosovës dhe t’i dënojë në mungesë. Unë jam kundër këtij propozimi dhe mendoj se ose duhet të inkorporohet që kjo bashkë edhe këta kriminelë të gjykohen në Gjykatën Speciale për momentin e them atë, ose të prishet ligji për Gjykatën Speciale edhe të shqiptarëve dhe të serbëve”, ka thënë ai.
Ndryshe, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka kërkuar nga institucionet që kandidatët për anëtarë të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas t’i përmbushin kriteret e kërkuara për këtë pozitë. /kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi