Miqësia mbi të gjitha, Iniesta ia dhuroi Ramosit fanellën e 'El Clasicos' së fundit

Andres Iniesta ka zhvilluar 'El Clasicon' e fundit ndaj Real Madridit me fanellën e Barcelonës.
Barcelona dhe Real Madridi kanë barazuar me rezultat 2-2 në El Clasicon e dytë të sezonit 2017/18.
Edhe kjo klasike si çdo tjetër dhuroi gola, kartonë të shumtë, kacafytje, emocione dhe gjithçka tjetër.
Njëri nga emocionet më të mëdha ishte ai i Iniestas, i cili zhvilloi 'El Clasicon' e fundit me fanellën e Barcelonës.
Mesfushori spanjoll ka vendosur të largohet nga Barcelona 22 viteve të kaluara në klub, teksa e ardhmja e tij thuhet se do të jetë në Kinë.

Iniesta ka vendosur ta bëjë një gjest të madh në El Clasicon e fundit, duke vendosur t'ia dhurojë fanellën e tij mikut nga Reali, Sergio Ramosit.










































