Minxhozi: Linjat ajrore Kosovë-Shqipëri dhe ‘autostrada’ energjetike, shumë shpejt në funksion

Pas hapjes së trafikut ajror Kosovë-Shqipëri, shpejt pritet të nisin edhe fluturimet ndërmjet këtyre dy shteteve shqiptare.
Një e drejtë e mohuar prej shumë vitesh tani po realizohet pas arritjes së marrëveshjes për hapjen e korridorit ajror ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe Shqipërisë mbështetur edhe nga NATO.
E ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, një vendim të tillë po e konsideron si një hap drejt perspektivës së re për të dyja shtetet.
Ambasadori Minxhozi një intervistë për KosovaPress, thekson se Shqipëria dhe Kosova duhet t’i shfrytëzojnë potencialet e tyre dhe kështu aeroporti i Kukësit dhe të tjerë do të jenë në shërbim edhe të Kosovës sikur që do të shfrytëzohet shpejt edhe “autostrada” energjetike interkonjeksioni 400 Kv.
“Është shumë pozitive, jo vetëm për nivelin e bashkëpunimit formal, por edhe konkret. Shqipëria tani është në një proces për hapjen e disa aeroporteve në Shqipëri, shumë shpejt pritet edhe aeroporti i Kukësit. Puna po vazhdon në aeroportin e Vlorës, natyrisht aeroporti i Tiranës është. Kështu që korridoret e Shqipërisë dhe Kosovës të jenë të hapura sidomos në periudhën e verës, në periudhën turistike”, thotë Minxhozi.
Diplomati nga Shqipëria po ashtu ka thënë se linjat ajrore janë një aset i përbashkët që mund të përdoren për kompanitë e ndryshme turistike brenda dhe jashtë Kosovës e Shqipërisë.
“Ky është një lajm i mirë, sepse ka qenë një e drejtë e mohuar që sot po realizohet. Natyrisht se do të shikojmë se si do zbatohet në praktikë në ditët në vijim, por është një lajm I gëzuar. Duhet të kemi parasysh që një det i Shqipërisë është det i Kosovës dhe një mal i Kosovës i Shqipërisë. Edhe linjat ajrore janë një aset i yni i përbashkët që mund të përdoren për kompanitë e ndryshme turistike brenda dhe jashtë Kosovës e Shqipërisë… Duhet të presim nuk është koha për të caktuar data, por e rëndësishme është që marrja e një vendimi të tillë hap një perspektivë të re në praktikë”, thotë ai.
Ambasadori Minxhozi ka thënë po ashtu se një prej projekteve me rëndësi që pritet të jetë në funksion shpejt, është projekti energjetik për interkonjeksionin 400Kv, që ishte cilësuar projekt madhor, që hap një kapitull të ri drejt integrimit të dy vendeve.
“Vendime të rëndësishme midis nesh janë disa, një prej vendimeve është edhe çështja e interkonjekionit, që është diçka shumë e madhe dhe besoj që do të zbatohet shumë shpejt. Është një arritje shumë e madhe, por ne këto arritje duhet t’i kthejmë në një pozitivitet konkret që mos të ngelën në parulla, por në punë konkrete se si do të transformojmë për të rritur bashkëpunimin. Bashkëpunimi është me rëndësi, nuk ka rëndësi ku prodhohet në Shqipëri a në Kosovë, por e rëndësishme është që ne duhet të konsumojmë produktet e njëri-tjetrit. Ne duhet të shikojmë asetet e njëri tjetrit”, deklaron Minxhozi.
Linja e interkonjeksionit 400Kv që quhet ndryshe edhe “autostrada energjetike” që lidh dy shtetet, është projekt i hartuar dhe përfunduar vite më parë, për ndërtimin e së cilës u deshën dhjetëra milionë euro. Financimi është bërë nga banka gjermane KfW. Linja e interkonjeksionit 400 kV Shqipëri – Kosovë ka një gjatësi totale 241.1 km, nga të cilat 151.1 km shtrihen në territorin e Shqipërisë dhe 90 km shtrihen në territorin e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Tarifat eventuale të SHBA-së për mallrat e BE-së mund t’i prekin eksportet e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri