Ministrja në detyrë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Ministrore me temën “Forcimi i gjeneratës dhe transferimi i njohurive për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale”, e cila po mbahet në Ptuj në Slloveni.
Kjo konferencë, e cila po mbahet në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Bujqësisë dhe Ushqimit, do të fokusohet në forcimin e sistemit të transferimit të njohurive dhe inovacionit në bujqësi me qëllim të përmirësimit të zhvillimit teknologjik të njësive bujqësore, prezantimit të teknologjive të reja dhe zvogëlimit të ndikimit në mjedis dhe në të gjithë zinxhirin ushqimor.
Ministrat e bujqësisë të vendeve anëtare të BE-së, vendeve kandidate dhe kandidatëve potencialë për pranim në BE, gjatë diskutimit në këtë konferencë, do të shkëmbejnë mendime rreth asaj se si të ndihmojnë të rinjtë në fshatra për ta bërë mjedisin më miqësor, në mënyrë që më shumë të rinj të vendosin të jetojnë në zonat rurale dhe të punojnë si fermerë.
Gjatë kësaj vizite, ministrja Zivic do të marrë pjesë edhe në hapjen e Panairit të 57-të Ndërkombëtar të Bujqësisë dhe Ushqimit (AGRA), e cila organizohet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ushqimit e Sllovenisë, ku do të zhvillojë takime bilaterale me homologët e saj të shteteve pjesëmarrëse në këtë panair. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës