Prezantohen masat për subvencionimin e energjisë: Këto janë pajisjet dhe kategoritë që do të përkrahen

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka prezantuar masat për subvencionim të efiçienës së energjisë për qytetarët.
Rizvanolli me anë të një konference për medie theksoi se kaldajat me djegie me biomasë, drutë, peleti dhe briketi që do të përkrahet në masë prej 70 për qind.
“Nga sot kemi hapur thirrjen për subvencionim të pajisjeve eficiente për ngrohje për qytetarë në vlerë prej 6 milionë euro. Pajisjet që do të subvencionohen si kaldajat me djegie me biomasë, dru, pelet dhe briket që do të përkrahet në masë prej 70 për qind të vlerës së investimit ose në vlerë prej 1,200 euro”, tha Rizvanolli, përcjell Telegrafi.
Po ashtu, ajo tha se pompat termike, kondicionerët dhe stufat janë disa nga pajisjet që do të përkrahen.
“Pompat termike të cilat ulin shpenzimin deri në 70 për qind, do të subvencionohen në vlerë prej 30 për qind apo në vlerë 2,500 euro, kondicionerët eficientë do të subvencionohen me 40 për qind të vlerës ose deri në 400 euro dhe stufat me biomasë e dru, për familjet që janë pjesë e skemës së asistencës sociale do të përkrahen me 90 për qind deri më 560 euro kurse për të tjerët deri në 435 euro”, shtoi ajo.
Aplikimi për këto bëhet online përmes platformës e-Kosova dhe kriteret janë të specifikuara në thirrjen për aplikim.
Sipas Rizvanollit, me anë të kësaj mase do të përkrahen së paku 10 mijë familje.
“Qëllimi i këtyre masave është i dyfishtë, që t’i ndihmojmë familjet që zëvendësojnë ngrohjen me energji me alternativat tjera si peleti, druri apo briketi ose pajise elektrike që shpenzojnë 60 për qind deri 70 për qind më pak energji elektrike. Ndërsa, qëllimi i dytë është të ndihmohen familjet se pavarësisht se me çfarë janë ngrohur, e veçanërisht familjet me kushte të vështira ekonomike”, theksoi Rizvanolli.
“Me këto masa pritet të përkrahen së paku 10 mijë familje, me qëllim të uljes se së paku 70 për qind të konsumit të energjisë elektrike”, përfundoi ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fitore e madhe për industrinë e kriptovalutave - SEC do ta heqë padinë ndaj Coinbase

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës