Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka thënë se kontrata e Gani Jakupit është e klasifikuar, duke u thirrur në Ligjin për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë.
Sidoqoftë, Agjencia për Informim për Privatësi (AIP) ka insistuar dhe kërkuar nga MPJD-ja që për të mbyllur shqyrtimin e kësaj ankese, MPJD duhet të ofrojë qasje të plotë (kopje fizike apo elektronike) ndaj dokumentit përkatës, respektivisht kontratës së lidhur javë më parë, duke respektuar afatin e përcaktuar në vendimin e 22 dhjetorit të AIP, i cili ka karakter detyrues ndaj MPJD-së.
Pas aprovimit të AIP-së të ankesës të KALLXO.com për t’u qasur në këto dokumente, MPJD ka tha që kjo kontratë është e dhënë e klasifikuar, “sipas Ligjit Nr.03/L-178 për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë, paragrafi 4 i Nenit 7; dhe paragrafi 1 dhe 2 i Nenit 8; që ndërlidhet edhe me paragrafin 1.3.1 dhe 1.3.3 të Nenit 4, të këtij ligji,” duke arsyetuar kështu mosdhënien e qasjes.
AIP-ja ju ka drejtuar MPJD-së që “deri në këtë fazë, e drejta e palës ankuese nuk mund të konsiderohet si e jetësuar, sepse institucioni juaj është obliguar përmes Vendimit A-841/2023 i AIP-së që të ofrojë qasje në kontratat, në këtë rast, sipas pohimit tuaj për ekzistimin e vetëm një kontrate të tillë, e lidhura nga MPJD për shërbimet e lartpërmendura”.
Ka gati një muaj, pa dy ditë, që portali ka kërkuar qasje në kontratën e Gani Jakupit dhe këshilltarëve tjerë kulturorë dhe mediatikë të kontraktuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD). Ata nuk na kanë dhënë qasje.
Paragrafi 4 i Nenit 7 i Ligjit në të cilin është thirrur MPJD-ja thotë që kompetencën origjinale të klasifikimit në nivelin “SEKRET”, “KONFIDENCIALE” dhe “E KUFIZUAR” e kanë sekretarët e përhershëm, kryeshefat ekzekutivë apo drejtorët ekzekutivë të institucioneve publike dhe pozicionet e barasvlershme me ta, përveç nëse ata ia delegojnë këtë kompetencë zyrtarëve të lartë vartës.
Ndërkaq, paragrafi 1 nenit 8 thonë se autoriteti i klasifikimit vendosë nëse informacioni duhet klasifikuar dhe përcakton nivelin e klasifikimit të informacionit që në momentin kur prodhohet informacioni.
Kurse, paragrafi 2 thotë që vendimi nëse duhet klasifikuar informacioni dhe përcaktimi i nivelit të klasifikimit bazohet në një vlerësim të pasojave të dëmshme që mund të rezultojnë për interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës nga hapja e paautorizuar e informacionit të tillë.
Këto janë thirrur në paragrafët e nenit 4 që kanë të bëjnë me siguri publike: mbrojtje, plane ushtarake, sisteme armësh, apo operacione. Aty përfshihen informacione për marrëdhëniet me jashtë dhe qeveritë e jashtme, përfshirë burimet konfidenciale.
Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla- Schwarz nuk tha që kjo kontratë është e klasifikuar.
“….Po s’mund të flas për detyrat e tij, kur u publikua pseudo-skandali me Gani Jakupin, u përdor personaliteti i tij, u përdor projekti që ka për ta shkatërruar projektin sepse disa projekte të caktuara bëhen në suaza të caktuara”, shtoi tutje Gërvalla, në intervistë për KALLXO.com më 16 dhjetor.
Ajo ka shtuar se për të ditur se për çfarë detyrash bëhet fjalë duhet të presin derisa të përfundojë projekti.
“Unë nuk mund të flas për detyrat e tij, nuk ka rrogë ai nuk merr rrogë. Ai as nuk merr pagë as nuk është këshilltar i Gërvallës siç është paraqitur në publik. Gani Jakupi si një pjesë e madhe e njerëzve që jetojnë jashtë Kosovës dhe që kanë një qasje të caktuar nëpër qarqe të caktuara ku mund të ndihmojnë më shumë se të tjerët. Ka marrë detyra të vështira” – thotë Gërvalla.
Sipas raportimeve, Gani Jakupi ka pagë mujore 7500 euro, me një vit kohëzgjatje, që do të thotë 90 mijë euro në vit, dhe e Jakupin që të angazhohet kryesisht në: takime me gazetarë, artistë, drejtorë festivalesh, etj.
“Nuk e dëmtoj projektin për t’iu arsyetuar mediave”, tha diplomatja kosovare. /Kallxo/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos: Kush është oficerja shqiptare?

Tentativa e tetë për konstituimin e Kuvendit - çfarë tha kandidatja për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu?

Pse LVV nuk i votonte kryeparlamentarët e tjerë, përgjigjet Haxhiu

Dhjetëra plumba të shkrepur në veturë, si ndodhi ngjarja në Zvicër ku mbeti i plagosur shqiptari nga Kosova?

Policia jep detaje për zhdukjen e 54-vjeçares në Kaçanik - kërkimi po bëhet edhe me dronë

Mister në Gjadër, zhduken 16 emigrantë nga qendra e pritjes në Shqipëri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos: Kush është oficerja shqiptare?

Kryeministri i Malit të Zi kërkon heqjen e shtetësisë për biznesmenin kosovar

Policia jep detaje për zhdukjen e 54-vjeçares - kërkimi po bëhet edhe me dronë

Ndërprerja e energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali: çfarë e shkaktoi dhe a pati ndonjë sulm kibernetik?

Pse LVV nuk i votonte kryeparlamentarët e tjerë, përgjigjet Haxhiu

Aeroplani luftarak amerikan F-18 bie nga aeroplanmbajtësja dhe përfundon në Detin e Kuq, marina humb fluturaken 70 milionë dollarëshe