LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Drejtësisë, mediave: Mos keqinformoni për rastin e Naser Makollit

Ministria e Drejtësisë, mediave: Mos keqinformoni për rastin e Naser Makollit

Ministria e Drejtësisë përmes një kumtese për media ka kërkuar që të mos ketë keqinformim nga mediat lidhur me vdekjen e Naser Makollit.

Ministria përmes kësaj kumtese ka reaguar ndaj artikullit të botuar në disa portale, me titull: “Ministria e Drejtësisë flet për vdekjen e Naser Makollit”, të publikuar sot.

Prokurori i Shtetit: Së shpejti do të dihen shkaqet e vdekjes së Naser Makollit
Lexo po ashtu Prokurori i Shtetit: Së shpejti do të dihen shkaqet e vdekjes së Naser Makollit

“Shërbimi Korrektues i Kosovës pas konsultimit me prokurorin e çështjes dhe njoftimit të familjarëve të të ndjerit N.M., ka lëshuar një kumtesë rreth rastit, më 3.4.2017, në ora 18:20, me titull: Njoftim nga Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe një sqarim të dytë, rreth orës 23, me titull: Sqarim nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.


Shërbimi Korrektues i Kosovës është Agjenci e pavarur që vepron në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, përgjegjës për burgjet e Kosovës. Brenda burgjeve funksionon Shërbimi Shëndetësor i Burgjeve që ka kompetencë ekskluzive dhe të vetme për trajtimin mjekësor të të burgosurve, dhe që i përgjigjet vetëm Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në kumtesë.

Për gjendjen shëndetësore të të ndjerit, N.M. i paraburgosur për veprën “vrasje e rëndë në ndihmë”, Shërbimi Shëndetësor i Burgjeve që i përgjigjet Ministrisë së Shëndetësisë, ka kompetenca të plota dhe disponon gjithë dokumentacionin shëndetësor.

Dokumentacioni që ka disponuar Shërbimi Korrektues i Kosovës për gjendjen shëndetësore të të ndjerit, iu kanë dhënë prokurorit të rastit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori