LAJMI I FUNDIT:

Ministri Vitia uron u.d drejtoreshën e ShSKUK-së, e siguron për përkrahje

Ministri Vitia uron u.d drejtoreshën e ShSKUK-së, e siguron për përkrahje

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia të premten gjatë vizitës që i bëri ShSKUK-së uroi u.d. drejtoreshën, Narqize Arenliu – Hoxhaj për detyrën e re duke i dhënë mbështetje në kuadër të kompetencave ligjore.

Sipas një njoftimi bëhet e ditur se gjatë këtij takimi ministri Vitia tha se përmirësimi i shërbimeve shëndetësore është mision i përbashkët, pavarësisht se detyrat dhe përgjegjësitë janë të ndara.

“Ju siguroj se do të keni përkrahjen time maksimale në punët që na presin bashkërisht për të përmirësuar shërbimet dhe rritur kapacitetet në ShSKUK”, tha ministri Vitia.


Nga ana e saj, u.d. drejtoresha Narqize Arenliu – Hoxhaj, e falënderoi ministrin Vitia për vizitën dhe përkrahjen në detyrën e saj të re.

Ministria Vitia, në takimin ku pjesëmarrëse ishin edhe udhëheqësja e Bordit të ShSKUK-së, Dr. Aida Rexhepi dhe anëtarja e Bordit, Agreta Gecaj, theksoi se rritja e buxhetit të shëndetësinë duhet të reflektojë në mënyrë të shpejtë edhe në ngritjen e performancës dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Në fund të takimit, ministri Vitia dhe drejtoresha Arenliu – Hoxhaj u pajtuan për shtimin e dinamikës së punës dhe se brenda këtij viti prej ndryshime pozitive në shërbimet që ofron ShSKUK-së, gjë që do të reflektohet edhe me forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet publike shëndetësore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Ekstradohet nga SHBA ish-oficeri shqiptar i kërkuar për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit shtetëror

Ekstradohet nga SHBA ish-oficeri shqiptar i kërkuar për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit shtetëror

Lajme
Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Lajme
Kalo në kategori