LAJMI I FUNDIT:

Ministri Vitia dhe ambasadori Braathu bisedojnë për situatën me pandeminë COVID-19

Ministri Vitia dhe ambasadori Braathu bisedojnë për situatën me pandeminë COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, priti sot në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, me të cilin diskutuan për situatën me pandeminë COVID-19.

Sipas njoftimit për media të MSH-së, ambasadori Braathu tha se masat e ndërmarra me qëllim të parandalimit të sëmundjes COVID-19 kanë ndikuar që të ketë një situatë më të mirë në Kosovë.

Sipas Braathu në këto rrethana asgjë nuk është më e rëndësishme sesa shëndeti publik, veçanërisht kur janë sfiduar edhe sistemet më të zhvilluara të shëndetësisë në botë.


Ndërkaq, ministri Vitia tha se masat janë një prej arsyeve që sot shtrirja e epidemisë është më e sheshtë si dhe theksoi rëndësinë e unitetit për t’u ballafaquar me këtë situatë.

Ai po ashtu e njoftoi ambasadorin Braathu për së afërmi edhe me mekanizmat e parapara për menaxhimin e situatës pandemike

Ministri Vitia, gjithashtu, e njoftoi se gjatë kësaj kohe janë siguruar ndihmë nga OBSH, UNICEF, Bashkimi Evropian, SHBA-ja, AQH – SDC (Swiss Development and Cooperation Agency).

Në këtë takim u diskutua për humanitetin që duhet ta tregojnë të gjithë për të bashkëvepruar për të ndaluar shtrirjen e mëtutjeshme të COVID-19.

Gjithashtu, u diskutua për domosdoshmërinë e bashkëpunimit me komunat ku jetojnë edhe komunitetet e tjera.

Ministri Vitia e siguroi ambasadorin se Ministria e Shëndetësisë nuk do të bëjë asnjë dallim me asnjë nga komunat dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Ai tha se në situatën në të cilën gjendemi është shumë i rëndësishëm koordinimi dhe bashkëpunimi që sa me më pak pasoja të tejkalohet kjo situatë e vështirë nga që, sipas tij, virusi nuk njeh as nacionalitet e as kufi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori