Ministri i Shëndetësisë nuk shkon në Komision, Bajrami: Ministri Latifi duhet shkarkuar

Deputetët e opozitës të martën kanë kritikuar ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi për mungesën e tij në komision dhe për gjendjen e rëndë në shëndetësi.
Derisa raporti i auditorit për Ministrinë e Shëndetësisë do të shqyrtohet vetëm në seancë plenare, opozita ka vlerësuar se ministri Latifi nuk është duke e kryer punën si duhet.
Madje kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami tha se në bazë të të gjeturave të shumta që janë evidentuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit për SHSKUK-në dhe MSH për vitin 2021, ka gjasë që deputetët në një seancë të radhës të rekomandojnë për shkarkimin e ministrit Latifi.
“Unë hezitoj me dhënë rekomandim një ministri për ta shkarkuar një bord, kur ministri vet nuk është duke kryer punën si duhet. Pra, ne e kemi një ministër, i cili nuk ka ardhur në Komision me gjithë konfirmimin dhe datat që ia kemi bërë të mundshme. Kështu që kur ta shqyrtojmë raportin e auditimit të Ministrisë së Shëndetësisë ka shumë gjasa që një prej rekomandimeve të plot deputetëve në seancë do të jetë ta shkarkojnë ministrin për mos punën e tij”, theksoi Bajrami.
Ndërsa, për të gjeturat në Shërbimin Spitalor Klinik Univeristar (SHSKUK), deputeti nga PDK-ja, Rashit Qalaj ka kërkuar nga ministri i MSH-së, shkarkimin e bordit të SHSKUK-së.
“Nëse një Bord e ka shkelur ligjin duhet edhe me dhënë përgjegjësi. Nuk është konstatim i yni politik, por i një organi profesional që ka konstatuar gjendjen. Dhe tash ne me i mbyll sytë para një shkelje të ligjit. Besoj që kemi edhe ne përgjegjësi këtu si deputet. Ne mund ti rekomandojmë ministrit për shkarkimin e bordit, por a vepron kështu apo ajo, kjo është çështje e ministrit”, theksoi Qala.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani nuk ka kërkuar shkarkim të Bordit të SHSKUK-së, por një vlerësim të punës së anëtarëve të këtij bordi në lidhje me 18 të gjetura.
“Është kompetencë e jona më dhënë rekomandime, por natyrisht që s’mundemi me marrë vendim se nuk na takon. Por rekomandimet tona vijnë në bazë të të gjeturave të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Janë 18 të gjetura te SSHKUK-ja, ku përgjegjës e bëjnë bordin që është prej 7 anëtarëve. Mundemi me bërë një rekomandim në ministri për më bërë një vlerësim të punës së anëtarëve të Bordit në lidhje me këto të gjetura”, theksoi ai.
Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike është shqyrtuar edhe raportit i auditimit të pavarur për vitin 2021.
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca gjatë raportimit tha se opinioni i auditimit të jashtëm është i pamodifikuar, por ka evidentuar dy gjetje.
Njëra prej tyre sipas Spancës ka të bëjë me aspektet teknike të procedurave të aktivitetit të prokurimit në sistemin e e-prokurimit dhe tjetri me zbatimin e rekomandimeve të auditorit të brendshëm.
“Në rastin e aktivitetit të prokurimit për furnizim me pajisje të teknologjisë së informacionit nuk janë de aktivizuar rolet e anëtarëve të Komisionit të hapjes në sistemin e prokurimit dhe rolet e anëtarëve të Komisionit të vlerësimit. Nuk është që është shkelje që i njëjti person të jetë edhe në hapje edhe në vlerësim, por ajo çka është evidentuar nga auditori i jashtëm është në sistemin e e-prokurimit”, theksoi Spanca.
Ndërsa, deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka kërkuar më shumë efikasitet nga Zyra Kombëtare e Auditimit, pasi sipas tij ky institucion është në interes të qytetarëve. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës