Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala në vazhdën e mbrojtjes së prodhuesve vendor, ka propozuar ndalimin e eksportit të masës drunore, për shkak se është duke dëmtuar rëndë sektori i përpunimit të drurit në vendin tonë, gjithashtu lejimi i këtij aktiviteti po i rritë prerjet ilegale të pyjeve.
Shala ka propozuar këtë masë ndalimi para kabinetit qeveritar duke dhënë arsyetimin.
“Në emër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, si bartëse e këtij propozim vendimi për ndalimin përkohësisht të eksportit të masës drunore si lëndë e pa përpunuar nga Kosova në drejtim të vendeve tjera, për arsye të dëmtimit në sektorin e përpunimit të drurit në vendin tonë, shkurtimisht të paraqes bazën ligjore dhe rëndësinë e këtij propozim vendimi. Masa për ndalimin përkohësisht të eksportit të masës drunore është bërë për arsye se lejimi i vazhdueshëm i eksportit të masës drunore për eksport në vendet tjera si lëndë e pa përpunuar (trupa), në një kohë kur të gjitha vendet përreth e kanë ndërprerë eksportin nga vendet e tyre, është duke dëmtuar rëndë sektorin e përpunimit të drurit në vendin tonë. Gjithashtu lejimi i këtij aktiviteti po i rritë prerjet ilegale në Kosovë qoftë për masë drunore teknike edhe për masën drunore dru zjarri”, ka thënë Shala në mbledhjen e Qeverisë.
Sipas tij, kapacitetet vjetore të shfrytëzimit të drurit nuk i përmbushin nevojat vendit tonë, prandaj lejimi i eksportit e rrezikon fondin pyjore si dhe paraqet probleme të menaxhimit të qëndrueshëm të Pyjeve në Kosovë.
“Prandaj, propozimi për pezullimin e përkohshëm të eksportit të masës drunore e parandalon prerjen ilegale të pyjeve duke pasur parasysh kapacitetet e Komunave për mbrojtje të pyjeve si dhe e ruan fondin pyjor në Kosovë dhe i mundëson për përpunueseve të drurit furnizim më të qëndrueshëm me lëndë të parë. Ky propozim vendim është hartuar në përputhje me procedurat e parapara me Rregulloren e Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 09/2011 si dhe në konsultim dhe po ashtu edhe me rekomandim të Agjencisë Pyjore të Kosovës dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”, ka thënë ministri Endrit Shala. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Një përkushtim i ri - Konsullata e Kosovës në Cyrih, shërbime cilësore konsullore, urë lidhëse e mergatës në Zvicër
Parku i erës në Bajgorë, projekti më i madh i energjisë së ripërtërishme në Kosovë
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
Si po transformon Tiani Residence standardet e banimit në qytetin historik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri